“Nuk ka rëndësi përgatitja profesionale, CV, apo aplikimi. Ka me rëndësi që në një thirrje telefonike a po e din njani atje se kush je”, shkruan i pari i Prishtinës në Facebook.
Ndër tjera Ahmeti tha se e gjithë kjo që është duke u bërë po e lejnë Kosovën e pazhvilluar dhe me ngecje në të gjitha fushat, shkruan lajmi.net.
“Kjo kompani është ujësjellësi, prandaj duhet të gjithë ta dijmë që kjo është një prej arsyeve kryesore pse kemi pas e kemi reduktime të ujit në komunat tona. Si duket kështu janë vendos edhe drejtorët e shkollave e mandej edhe brenda shkollës etj. Pra, dikujt mundet me ju duk si gjë e vogël, por pasojat janë katastrofike. Andaj jemi ku jemi!”, shkruan ai.
Ai poashtu shkruan “Stop hajnisë dhe kapjes së shtetit!!!”.





















