Ndër tjera Ahmeti përmes rrjetit social Facebook ka thënë se veprimi i PDK-së po bëhet i koordinuar me atë të LDK-së, të cilët, po ashtu, kanë ushtruar kallëzim penal ndaj Kryetarit të Prishtinës.
“Dega e PDK Prishtinë paska thënë se po me ngrisin kallëzim penal. Pas LDK Prishtinë, edhe PDK Prishtinë ngrisin kallëzim penal. Klani #pronto mund të kërcënojnë sa të duan me pronto gjykata por nuk ja u kemi friken. Hajnat do të mbesin hajna e mashtruesit do të mbesin mashtrues”, ka reaguar Ahmeti.






















