“A e dini pse Erion Veliaj dërgoj 4 banditë dhe urdhëroi rrahjen e zonjës që mbante katër frymë me kokoshka?!”. Kjo është pyetja që ish-kryeministri Sali Berisha bën në profilin e tij në Facebook.
Sipas ish-kryeministrit “mbarë shoqëria jonë u trondit thellë nga brutaliteti shtazor i katër banditëve me uniformë e policit të Bashkisë ndaj një zonje të sëmurë që shiste me një karroce kokoshka për të mbajtur katër frymë të familjes të saj!”
“Por më makabër sesa akti i katër banditëve të Veliajt është motivi i ulët dhe amoral për të cilin ky i pafytyrë urdhëroi aktin ndaj shitëses së kokoshkave. Sipas disa portaleve, ndonëse shumica e mediave kanë heshtur, motivi i fëlliqur i këtij akti ç’njerëzor qëndron në blerjen që Erion Veliaj i ka bërë Top Channel-it duke i dhënë këtij televizioni monopolin e qytetit për tregun e kokoshkave dhe të drejtën për ngritjen 100 kioskave për shitjen e kokoshkave ne mbarë Tiranë!
Këta nuk janë njerëz, por janë pak me thënë kanibalë! I bej thirrje prokurorisë të nisë hetimin me urgjencë ndaj këtij personi, amoraliteti i të cilit ka kufi vetëm qiellin!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Facebook.















