Përgjigjja e Rusisë ndaj përforcimit të NATO-s në Europën Lindore do të jetë asimetrike, deklaroi sot përfaqësuesi i Rusisë në NATO, Aleksander Grushko.
“Ne nuk jemi vëzhgues pasivë, ne do t’i realizojmë gradualisht të gjitha ato masa ushtarake që i konsiderojmë të domosdoshme për të kompensuar këtë prani të përforcuar dhe të pajustifikuar aspak. Natyrisht që përgjigjja do të jetë absolutisht asimetrike, do të jetë e kalibruar deri në atë pikë sa do t’i korrespondojë vizionit tonë mbi nivelin e kërcënimit ushtarak për të qenë maksimalisht efikase dhe jo ekstremisht e kushtueshme”, theksoi ambasadori Grushko.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dislokojnë një njësi ushtarake permanente në Evropën Lindore, duke filluar nga janari i vitit 2017, në kuadër të përpjekjeve për parandalimin e një agresioni të mundshëm rus, njoftoi sot Pentagoni.















