Kërkesë për publikimin e reagimit, dhe të kërkimit të faljes nga zonja Sanije Selimi, dhe nga portali-gazeta lajmi.net. Nga: Hamdi Ibrahimi, Kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë. Lidhur me artikullin: Sanije Selimi: Hamdi Ibrahimi përfitoi nga përjashtimi im,nuk po ekzekuton aktgjykimin.
Lidhur me përmbajtjen e këtij artikulli që thuhet se bazohet në deklarata të zonjës Sanije Selimi, për hir të opinionit jam i detyruar që të paraqes këtë:
Reagim.
Deklarata e zonjes Sanije Selimi se : “Hamdi Ibrahimi përfitoi nga përjashtimi im, nuk po e ekzekuton aktgjykimin ” nuk është asgjë tjetër veç shpifje në adresë të kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Së pari për faktin se ky portal, apo kjo gazetë, përkatësisht gazetarët e kësaj gazete kanë qenë në dijeni deri në çdo detal për rrjedhat e procedurës së përmbarimit në çështjen përmbarimore të kreditores-zonjës Sanije Selimi, dhe nuk e kanë prezantuar të vërtetën për kohën se kur aktgjykimi ekzekutimi i të cilit kërkohet, është i plotfuqishëm, por shërbehet me datën 30.06.2014 si datë kur gjykata duhej të kishte ekzekutuar aktgjykimin, është: ose mungesë totale e njohjes së çështjeve juridike ose shtrembërim me qellim i të vërtetës duke u vënë në shërbim të shpifjeve të zonjes Sanije Selimi.Se është mungesë totale e njohjes me mënyrën e procedimit fletë fakti se kjo gazetë nuk prezentonë të dhënën kryesore se çështja e zonjes Selimi edhe nga ish Gjykata Komunale e Prishtinës, edhe nga të gjitha gjykatat që kanë vendos më tutje është proceduar me veprime urgjente në krahasim me lëndët tjera që në atë gjykatë kanë pritur me decenie pa u trajtuar.
Gazeta “Info@lajmi.net” ka qenë e njoftuar zyrtarisht nga Zyra për Informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë se Aktgjykimi C.nr. 2939/2013 është i plotfuqishëm nga data 03.06.2016 e jo nga data 30.06.2014.
Procedura për ekzekutimin e një aktgjykimi në gjykatë mund të fillohet vetëm pasi që aktgjykimi të jetë i plotfuqishëm dhe i ekzekutueshëm. Dhe kjo procedurë ka filluar në datën 12.07.2016,përkatësisht para dy muaj, Jo në datën 30.06.2014 ,pra jo para shumë viteve!
Në artikullin e botuar nga këto gazeta nuk është sqaruar se kreditorja Sanije Selimi ka dorëzuar kërkesë për ekzekutim në datën 12.07.2016-por me qellim gjithkund i referohen datës 30.06.2014 si datë prej kur nuk bëhet ekzekutimi i aktgjykimit!! Dhe prezentimi në këtë formë i datës kur aktgjykimi është i plotfuqishëm dhe datës kur është dorëzuar kërkesa në gjykatë për lejimin e ekzekutimit me titullin bombastik ” Hamdi Ibrahimi përfitoi nga përjashtimi im, nuk po e ekzekuton aktgjykimin” është shpifje e kulluar me qëllime të denigrimit të personalitetit tim. Dhe kjo sigurisht se nuk ndodhë rastësisht. Nuk duhet shumë analizë për të kuptuar se përse ndodhë kjo.
Ka shumë pyetje që mund të shtrohen në lidhje me këtë artikull. Kësaj radhe do ti parashtroi vetëm disa:
Si ka mundësi që të flitet për vonesë në procedim për një lëndë që është dorëzuar në gjykatë në datën 12.07.2016 ose para 2 muajve?!
Si ka mundësi që gazeta të shtrembëroi kaq shumë dhe kaq keq të dhënën kryesore në lidhje me një procedurë të përmbarimit?! Si ka mundësi që gazeta të manipuloi me datën kur është vendos nga gjykata në shkallë të parë si datë prej kur është dashtë të bëhej përmbarimi?! Përse gazeta i mbulon të dhënat kryesore të aktgjykimit kur e nxjerr në artikull?! Ky prezantim i rastit nga gazeta nuk është asgjë tjetër vetëm dezinformim i opinionit me prapavijë që vetëm gazeta e di-por që në këtë kohë nuk është e vështirë për tu paramenduar. Dhe kjo mënyrë e dezinformimit të opinionit është edhe fyerje në adresë timen si kryetar gjykate. Prandaj në respektim të normave juridike që janë në fuqi kërkoi nga zonja Selimi dhe kjo gazetë-portal që në rrugë të njëjtë të kërkojnë falje për çka do që ky artikull përmban në adresë time si kryetar gjykate se për përfitime personale nuk e paskam zbatuar vendimin e gjykatës.
Bazuar në faktin se zonja-Sanije Selimi e di shumë mirë se asnjëherë nuk kishte vonesa në procedimin e çështjes së sajë në këtë gjykatë-është e pa besueshme që ajo të ketë dhënë këso deklaratash-mirëpo për derisa zonja Selimi nuk i ka demantuar shkrimet në këto gazeta konsiderohet se qëndron prapa deklaratave në të cilat gazeta thirret.
Zonja Selimi -dhe të tjerët- per shpifje dhe fyerje do të ballafaqohen me Zotin dhe ligjin. Në Kosovë ka ligj që e mbron secilin person nga shpifjet ( mbrojtje ligjore gëzon secili qyetar i vendit-pra edhe ai që për një moment mban një pozitë të lartë) dhe secili person që shpifë në adresë të dikujt duhe të llogarisë se mund të përballet me procedura ligjore. Sa për Zotin-nuk dihet se kur na thërret por ajo që dihet sigurt është se një ditë do të na thërret të gjithëve dhe do të kërkoi llogari prej secilit se pse tjetrit i shkaktuam të keqen? Për punën time në drejtësi nuk kam arsye të frikohem nga Zoti. Përkundrazi.
Njësoj është edhe për gazetën. Nga mënyra se si është prezentuar artikulli-prej titullit bombastik-e deri te përmbajtja e shkrimit që qartazi është i njëanshëm-duke i ikur prezentimit të vërtetës kryesore se nuk kishte asnjë vonesë në procedimin e çështjes së zonjës Selimi-gazeta mund të bartë pasojat për shpifje-sepse thjeshtë në një procedurë (të mundshme) gjyqësore, gazeta duhet të provoi se kishte në disponim një aktgjykim të plotfuqishëm nga data 30.06.2014 dhe të cilin Hamdi Ibrahimi si kryetar gjykate nuk po e zbaton për interesa personale. Gazeta kishte në posedim provën se aktgjykimi C.nr.2939/13 ishte i plotfuqishëm nga data 03.06.2016 dhe këtë të vërtetë nuk e ka prezentuar. Gazetës po ashtu i përkujtohet se nuk do të gjej Hamdi Ibrahimin si pengesë në ekzekutimin e aktgjykimit të plotfuqishëm në asnjë rast ,sepse me plan të punës gjykata nga data 01.01.2013, e tani kishte, dhe ka, gjyqtar që merret ekskluzivisht me çështje të përmbarimit. Dhe prap për dijeni, edhe gjyqtarja që ka qenë më herët në këtë pozitë (e që është gjyqtarja M. K. jo në kohën e Nuhi Ukës, por pas vitit 2013), nuk besoi se të ketë bërë asnjë lëshim apo vonesë në procedimin e çështjeve të zonjes Selimi. Edhe këtë fakt gazeta e lakon me qellim të keq.
Në pritje të kërkimit të faljes për prezantimin e të dhënave të pavërteta.
Me respekt,
Hamdi Ibrahimi
Kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë
Lidhur me reagimin e kryetarit të Gjykatës Themelore, Hamdi Ibrahimi, lajmi.net ofron këtë sqarim për zotin Ibrahimi dhe për opinion:
Fillimisht i kujtojmë zotit Ibrahimi që përgjigjet e tij lidhur më këtë temë i ka të inkorporuar në tekstin e botuar të cilit i referohet ai.
Është e vërtetë që lajmi.net e ka pyetur zotin Ibrahimi, se “pse nuk po ekzekutohet aktgjykimi i plotfuqishëm i datës 30.06.2014”. Ndërkohë që, është dashur të pyetet se “Pse nuk po ekzekutohet vendimi për ekzekutim i datës 3.06.2016”. Zoti Ibrahimi ka thënë se “Vendimi për ekzekutim është lëshuar me datë 3.06.2016…”. Duke parë këtë kundërshtim të kryetrarit të Gjykatës, lajmi.net ka parashtruar kërkesë shtesë në Zyrën e informimit në mënyrë që të informohet më qartë lidhur më këtë rast. Përgjigja e njëjtë është inkorporuar në tekst. Megjithëkëtë, lajmi.net nuk ka nxjerr si kryelajm, madje as nuk ka aluduar askund në atë se Gjykata Themelore nuk po e kryen që dy vite aktgjykimin e plotfuqishëm.
Lajmi.net ka prezantuar një kronologji të rrëfimit të rrëfimit të zonjës Sanije Selimi, dhe i ka ballafaquar qëndrimet e të dy palëve, ndërkohë që ka thënë se “Selimi përfundimisht e ka fituar rastin me 30.06.2014”. Për më tepër, zonja Selimi e thotë me gojën e saj se “Gjykata e Apelit ka vendosur për kompensim të pagesave, por vendimin për ekzekutim e kam marrë me 3.06.2016 nga Gjykata Themelore. Pra, Hamid Ibrahimi nuk e bënë ekzekutim dhe e ka zvarrit ngase NLB-ja ia ka punësuar djalin dhe renë. Mendoj, se Ibrahimi ka përfituar nga rasti im”. Ndërkaq, në reagimin e tij, Ibrahimi thotë se nuk është përmendur data në aktvendimit final për lejim të ekzekutimit të mjeteve (shihe dokumentin).
Kujtojmë se zonja Selimi e ka akuzuar kryetarin e Gjykatës Themelore, Hamdi Ibrahimi, se ka përfituar nga ky proces, duke punësuar familjarë të vetë nga zvarritja e gjithë procesit në plotni, dhe kryetari i Gjykatës nuk e ka thënë asnjë fjalë lidhur më këtë, ndërkohë që më shumë është marrë me kërcenim ndajë larmi.net, për padi në Gjykatë dhe pak është përzier në punët e Zotit.
Po ashtu duam t’i kujtojmë kryetarit Ibrahimi se lajmi.net në asnjë rast nuk ka thënë se ai është pengesë për zbatimin e vendimit, por këtë e ka thënë zonja Sanije Selimi. Pra, si mundet që një kryetar Gjykate mos të mundet ta bëjë këtë dallim.
Dhe për fund, edhe një herë, lajmi.net ka treguar profesionalizëm të lartë në këtë tekst, duke i prezantuar faktet e të dyja palëve, si të zonjës Sanije Selimi, po ashtu edhe të zotit Hamdi Ibrahimi. Shkrimi në asnjë rrethanë nuk është i njëanshëm. Si mund të jetë i njëanshëm kur përgjigja e juaj, zoti Ibrahimi, është përfshirë e plotë dhe pa e ndryshuar as edhe një presje.
Ballafaqimi i të dyja palëve është etike, është bazë e një teksti profesional, ashtu siç është ky tekst. Ju jeni ankuar edhe për titull, por titulli është citat i zonjës Selimi dhe nuk është trillim e as shpifje, përkundrazi është dhënie e hapësirës për të nxjerr një të vërtetë në pah. Se cila është ajo e vërtetë, këtë mund ta gjykojë vetëm opinioni publik, pasi që përballë i ka pasur të dyja palët.
Edhe një herë, krejt në fund, lajmi.net ka prezantuar para publikut vetëm pohimet e zonjës Selimi dhe askund, në asnjë rresht, nuk ka futur diçka jashtë asaj që është thënë nga ajo dhe nga zoti Ibrahimi.

Sanije Selimi: Hamdi Ibrahimi përfitoi nga përjashtimi im, nuk po e ekzekuton aktgjykimin (Dokument)






















