• Latest
  • Trending
  • All

Reagimet/ Debati i fortë që shkaktoi prania e LGBTI në gjimnaze

27/03/2018

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Reagimet/ Debati i fortë që shkaktoi prania e LGBTI në gjimnaze

27/03/2018
in Aktualitet, Aktualitet, Lajme

Një debat i madh ka përshirë opinion publik pasi disa përfaqësues të komunitetit LGBTI kanë mbajtur disa takime në gjimnazet e Tiranës kundër bulizmit. Menjëherë pas publikimit të takimeve të tyre, kanë vërshuar reagimet në rrjetet sociale edhe nga ish ministra e deputetë të Kuvendit.

Ndër të parët që reagoi ishte ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili në një postim në “Facebook” akuzoi Ambasadën Amerikane në Tiranë pasi sipas tij në këtë institucion po iu mësohen të rinjve martesat gay dhe legalizimi i drogërave. Pas këtij postimi i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i aktivistit të LGBT-së Kristi Pinderi, i cili e ka quajtur Manjanin si një njeri të paditur.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Unë mund ta kuptoj bezdinë dhe parehatinë që mund të ketë Ylli ndaj gjërave që nuk i kupton, si martesat gay. Por nuk kuptoj si vazhdon të jetë rehat me paditurinë e vet e ta shpallë atë botërisht? Çfarë fiton kur i thua botës sa shumë i paditur dhe injorant je?,” – shkruan ai.

Edhe deputeti demokrat Tritan Shehu është shprehur kundër takimeve të aktivistëve LGBT-së me adoleshentët nëpër gjimnazet e Tiranës, për të diskutuar mbi bulizmin dhe fenomene të eksperiencave të tyre. Në një status në “Facebook”, Shehu shkruan se zhvillimi në shkolla i aktiviteteve promovuese të LGBT është i patolerueshëm dhe në mospërputhje për programet e studimit. Ai e sheh këtë gjë si një rrezik për shoqërinë pasi mund të shtyjë drejt devijimit nga norma të prirjeve seksuale të fëmijëve.

Nga ana tjetër, edhe deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, pak ditë më parë akuzoi kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si dhe kryeministrin Rama se kanë përjashtuar nga skema për përfitimin e banesave sociale pronarët dhe ish të përndjekurit. Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Bylykbashi shkruan se “Rama, Veliaj e shpura e mjaftist-ëve dhe persekutorëve te komunizmit ne parlament nuk kane harruar të fusin si përfitues personat nga komuniteti LGBT, apo ata që për 70 vjet banuan ne banesat e pronareve kur pronaret ishin përplasur kolibeve.”

Por sipas tij, kane përjashtuar kategori qe shteti u ka bere vërtet padrejtësi: te përndjekurit politike qe ende sot rropaten pa banesa dhe pronaret e banesave hallexhinj qe u janë prishur e do t’u prishen banesat ne pronësi te tyre‎ për interes publik.

Në këtë debat është përfshirë edhe aktori i humorit Julian Deda. Deda ka përcjellë një reagim të fortë mbi qasjen që ka pasur ky komunitet në gjimnazet e Tiranës për të folur lidhur me orientimin seksual.
“Nese je i komunitetit lgbt, te lehtesohen proçedurat per te marre kredi te bute ne Bashkine e Tiranes. WTF….?!?!
1. A nuk ju duket nje lloj diskriminimi, qe i behet ketij grupimi duke i trajtuar ndryshe nga te tjeret? Pse nuk protestojne keta kershi kesaj padrejtesie?
2. Pse duhet t’i jepet ketyre me shume perparesi dhe perkrahje, se sa çifteve qe jane normal?
3. Kredia e bute jepet per te varfer, nderkohe lgtb-rat u dynden ne fonde nga jashte, miliona euro vijne ne xhepat e tyre, sepse keta shkojne e ankohen “aman na jepni lek se na diskriminon Jul Deda me shoke”.
4. Propozoj te bejne nje aneks ne marrveshje, ku te perjashtohen lgbt-istet nga taksa e rruges se kombit, se gjynah…!
P.s. Meqe ra fjala, e perseris ruani femijet nga eksperiencat e tyre, qe po i tregojne gjimnazeve te Tiranes. Kujdes…” – shkruan Deda.

Ndërkohë, takimet që janë mbajtur në gjimnazet shqiptare nga përfaqësues të komunitetit LGBTIQ kundër bulizmit kanë qenë edhe tema e diskutimit në studion e “Tonight me Ilva Taren”.

Pedagogia Jonila Godole ngriti shumë pyetje të cilat shumë prindër, apo mësues, kanë bërë dhe duan përgjigje nga Ministria e Arsimit. Por përgjigjja e ministrisë ishte shumë zyrtare. Zv/ ministrja e Arsimit Bora Shahini tha se ishte vijim i rezolutës së miratuar nga parlamenti shqiptar në 2015 dhe se kemi të bëjmë me një projekt pilot. Por për shumë pyetje konkrete që shumë prindër e mësues kanë ngritur këto ditë nuk morën përgjigje.

Në studio diskutime shpeshherë kaloi edhe në debate të forta mes psikologes e pedagoges Gogole dhe aktivistes Xheni Karaj:

Jonila Godole: Prindërit i çojnë fëmijët në shkollë se kanë një garanci, kanë program të mriatuar dhe mësues. Duan që fëmijët e tyre jo vetëm të mbrohen fizikisht por edhe në aspekte të ndryshme. Me këtë që po dëgjoj tani, secili mund të vijë në shkollë, një rom mund të flasë për politikën, një LGBTI mund të flasë për gazetarinë, për të drejtat e grave, për gratë në politikë, për të rinjtë nesër në politikë.
Xheni Karaj: Mund të jetë dhe gazetar gay ai.
Jonila Godole: Më duket e tepërt. Dhe me sa po shoh këtu më duket se nuk ka strategji të mirëfilltë. Çfarë lloj platforme iu ka dorëzuar ju komuniteti LGBTI zonja Shahini? Kush i certifikon leksionet, gjërat që ata thonë.
Ndërhyn Xheni Karaj: Nuk janë leksione se na lodhe, na ezaurove. Nuk janë leksione ta kam thënë… ti nuk do të kuptosh.
Jonila Godole: Je kaq jo tolerante moj vajzë! Saqë nuk e kuptoj si ti të vesh në shkollë dhe të kërkosh që komuniteti të jetë tolerant ndaj teje.
Xheni Karaj: Mua më çudit si mund të shkosh ti në shkolla për të folur për komunizmin kur ti je një kryekomuniste.
Jonila Godole: Shumë faleminderit. Kur ma thua ti e marr të mirëqenë.

Previous Post

Analiza e ekspertëve të futbollit/ Ku çalon Kombëtarja e Panuçit

Next Post

Rikthehet Lufta e Ftohtë/ SHBA dëbon 60 diplomatë rusë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Rikthehet Lufta e Ftohtë/ SHBA dëbon 60 diplomatë rusë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.