Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti kërkon që FBI ta monitorojë procesin “Monstra”.
“Edhe pse kjo çështje i takon fushës së gjyqësorit dhe së drejtës, prek drejtpërsëdrejti marrëdhëniet ndëretnike. Për ne ato janë shumë të rëndësishme. Vlerësojmë se mbikëqyrja ndërkombëtare do të rrisë kredibilitetin e këtij procesi, i cili në thelb është shumë i ndërlikuar. Në këtë kontekst, ne kërkuam që procesin ta monitorojë FBI”, ka deklaruar Ahmeti, për gazetën maqedonase “Utrinski Vesnik”.
Ai i ka thënë gazetës se për këtë çështje ka biseduar edhe me kryeministrin Nikola Gruevski dhe se edhe Gruevski ka qenë dakord që procesi gjyqësor të jetë më transparent.
Në procesin gjyqësor “Monstra” u dënuan me burgim të përjetshëm 6 shqiptarë.
Gjykata e shpalli vendimin më 30 qershor, ndërkaq, aktvendimin duhet ta shpallë sot.















