Selmanaj ka konfirmuar për lajmi.net se ai do të jetë pjesë e listës së koalicionit AAK/Nisma.
Selmanaj i cili është kryetar i Deçanit për dy mandate, synon të rikthehet në Kuvendin e Kosovës, pasi që para se të bëhej kryetar komune, ishte deputet i AAK-së.
Në zgjedhjet komunale që mbahen në vjeshtë të këtij viti, kandidat i AAK-së për kryetar të Deçanit pritet të jetë Daut Haradinaj.






















