“Ndoshta ky është momenti më i mirë më i volitshëm që ka pasur ndonjëherë, për të marrë liberalizimin e vizave. Shtyrja do ta shtynte shumë gjatë liberalizimin e vizave, pesimizmi frustrimi i qytetarëve do të rritet”, thekson Rashiti.
Radio Evropa e Lirë: Zoti Rashiti, ju keni bërë përpjekje që të harmonizoni një deklaratë të përbashkët të partive në pushtet dhe opozitë, si përpjekje për tejkalimin e bllokadës së krijuar rreth Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Ku qëndron aktualisht procesi i harmonizimit të kësaj deklarate?
Naim Rashiti: Deklarata apo kjo marrëveshje politike në lidhje më demarkacioni është vetëm një segment shumë i vogël i gjithë dialogut politik dhe subjekteve politike shqiptare.
Ky dialog ka filluar në muajin mars dhe në platformën e saj ka shumë tema të rëndësishme për vendin. Me Demarkacion jemi marrë sepse ishte tema kyçe e këtij viti dhe duheshin përpjekje për të provuar dhe harmonizuar qëndrimet rreth Demarkacionit për ta bërë apo përmbyllur marrëveshjen e demarkacionit, pasi që ishte kusht edhe për liberalizimin e vizave.
Konsultat po vazhdojnë. Duhet kthyer edhe kah temat tjera që kanë të bëjnë me transformimin e FSK-se në Forca të Armatosura, në dialogun me Serbinë, reformën zgjedhore, zgjedhjet, reformën e rregullores së Kuvendit dhe një numër reformash të cilat kërkojnë një konsensus më të gjerë politik.






















