“E ndjej dhimbjen tuaj mirëpo nuk është duke u bërë mjaftueshëm nga të dy anët që të kuptojmë njeri-tjetrin. Procesi i dialogut është diçka që do të zgjasë edhe më tej. Pajtohem se marrëdhëniet me serbët janë më komplekse se ishin dje… ne serbët e Kosovës nuk e kemi një trajtim të barabartë në dialog, gjithmonë jemi viktima”, ka thënë Rashiq.
Këto deklarata ai ka dhënë në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës me temën “Pezullimi i dialogut: Impakti në procesin e Integrimit Evropian të Kosovës”.






















