“Tani, në këtë moment, nuk ka asnjë qëndrim zyrtar për demarkacionin”, deklaroi Rashiq.
“Akoma nuk dihet nëse do të marrim pjesë në seancën kur demarkacioni do të vihet në rend dite , pasi deri bisedimet që ne kemi kërkuar nuk kanë ardhur ende”, ka shtuar Rashiq.
Kuvendi i Kosovës, seancën e radhës e ka caktuar të mbahet për datën 22 shtator dhe në rend dite pritet të jetë projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit.
Më 1 shtator Qeveria tërhoqi nga rendi i ditës ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit.























