Në analizën vjetore për vitin 2015, agjencia thotë se në ishull kishte rreth 6 000 grupe të organizuara kriminale, e përkthyer në rreth 50 mijë persona.
“Shumica e tyre ishin meshkuj (91 %),” thuhet në raportin ku shtohet se moshat më të përfshira në organizata kriminale ishin ata mes moshës 26 dhe 35-vjeçare (39 %).
Shqiptarët renditen të tretët në mesin e personave të huaj të përfshirë në organizata kriminale, vetëm pas pakistanezëve dhe rumunëve. “Kur u përcaktua prejardhja e tyre, 82 % ishin britanikë. Ndërsa nga vendet e huaja, më të shumtë ishin pakistanezët (8.4 %), rumunët (8.2 %), shqiptarët (5.3 %), nigerianët (5.3 %), polakët (5.3 %) dhe lituanezët (4.8 %).
Raporti thotë se personat e përfshirë në krime të rënda dhe të organizuara operojnë në rrjete bazuar mbi besimin (tek anëtarët e grupit), reputacionin dhe eksperiencë,shkruan tvklan.al.























