• Latest
  • Trending
  • All

Raporti zyrtar: Kosova nuk e rrezikon asnjë metër tokë në demarkacionin me Malin e Zi

04/06/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Raporti zyrtar: Kosova nuk e rrezikon asnjë metër tokë në demarkacionin me Malin e Zi

04/06/2015
in Lajme

Kufiri ndërmjet Republikës së Kosovës me Malin e Zi fillon prej trekufirit Kosovë, Shqipëri dhe Mal i Zi, me lartësi mbidetare 2366 metra dhe vazhdon deri te trekufiri tjetër Kosovë, Mal i Zi dhe Serbi, në lartësi mbidetare 2155 metra. Kështu e përkufizon draft-raporti i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror Kosovë-Mal i Zi, të cilin e ka siguruar KosovaPress, demarkacionin me Malin e Zi.

Ky raport, i cili është hartuar në muajin e kaluar, për debatin e ngritur gjatë muajve të fundit, thotë se është ngritur nga njerëz të caktuar të cilët po mundohen të bëjnë politikë me të, por që kjo është një temë me të cilën as nuk mund të bëhet politikë ditore dhe as nuk mund të bëhet patriotizëm, sepse kjo është një çështje që duhet trajtuar publikisht nga profesionistët mbi bazën e dokumentacionit relevant.

“Kufijtë e Kosovës janë të përcaktuar me Kushtetutën e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK) të vitit 1974, sipas së cilës, kufijtë administrativë brenda RSFJ janë shndërruar në kufijtë ndërkombëtarë dhe kjo është duke u zbatuar në këtë proces”, shkruan në këtë draft-raport përshkrues i demarkacionit me Malin e Zi.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Sipas raportit, shumë vende të botës kanë paqartësi të kufijve rreth territorit të kontestuar, por Kosova ka pasur përh erë qartësi të kufijve dhe me përjashtim të Serbisë, asnjë vend tjetër në rajon nuk ka ndonjë kontest kufitar me Kosovën.

“Madje, në këta kufij të gjitha shtetet fqinje e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Prandaj, pavarësisht pretendimeve të Serbisë për korrigjim të kufijve, një gjë e tillë nuk ishte pranuar as nga Komisioni i Badinterit”, thuhet në këtë informatë zyrtare.

E, për ndryshimet e supozuara se ka shmangie nga kufiri i vitit 1974, në këtë raport thuhet se këto nuk janë të dokumentueshme me dokumente përkatëse legale, politike e historike.

“Retorika folklorike nuk bën punë në këtë çështje, përkundrazi dëmton realizimin e detyrës institucionale të palës kosovare. Ky komision nuk mund të shndërrohet në instrument për plotësimi n e dëshirave personale”, thuhet në këtë qarkore informative, si përgjigje ndaj disa deklaratave të politikanëve nga rajoni i Dukagjinit.

“Komisionet e ngritura nga dy qeveritë, duhet të shënjojnë vijën kufitare në mes tyre, në kufijtë e dikurshëm administrativë, krahinorë e republikanë të cilët shndërrohen në kufij shtetërorë, që do të pranohen ndërkombëtarisht”, thuhet në raportin e siguruar nga KosovaPress.

Më tej, sipas raportit, komisioni gjatë procesit të shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, ka pas në konsideratë kujdesin maksimal ndaj pronave në zonën kufitare, duke kërkuar nga secili pretendues të bëjë kufizimin e pronës në terren sipas dokumentacionit që ka dhe se disa herë ka mbajtur takime edh e me banoret e zonës kufitare për të shqyrtuar shqetësimet e tyre.

“Pronat e qytetarëve nga komuna e Junikut, Deçanit dhe Istogut në territorin e Malit të Zi për të cilët kishte dokumentacion janë përkufizuar atje. Tani ata i kanë pronat në pronësi dhe janë duke i shfrytëzuar pa asnjë pengesë”, thuhet në këtë raport, i cili thotë se shënjimi dhe mirëmbajtja e kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi bëhet në pajtim me marrëveshjen ndërkombëtare. “ Marrëveshja ndërkombëtare është pakoja e Ahtisari 2007, Aneksi VIII, Sektori i Sigurisë në Kosovë, Neni 3 alineja 2. Kufiri i KSAK 31 Dhjetor 1988. Kjo vijë kufitare sipas Pakos së Ahtisarit dhe në bazë të deklaratës mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt 2008, është në përputhje të plotë me Kushtetutën e vitit 1974. Kjo përputhshmëri e të dhënave për vijën kufitare në periudhat e lartcekura vërtetohet në bazën e të dhënave në Kadastrin dhe në Arkivin e komunës se Pejës, si dhe në bazën e të dhënave në Agjencionin Kadastral të Kosovës. Këtë përputhshmëri e kanë të vërtetuar edhe qytetaret e interesuar në këto institucione”, shkruan raporti.

Sipas raportit, kufiri i përgjithshëm/vija kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi është 79,6 kilometra e gjatë, e cila njëherësh është edhe vija me e shkurtër nga të katër shtetet fqinje, me të cilat kufizohet Republika e Kosovës.

“Çdo deklaratë, nga kushdo, do të duhej të mbulohej me dokumentacion relevant zyrtar, të cilat komisioni i mirëpret për trajtim”, shkruhet më tej, duke theksuar se gjatë gjithë procesit trevjeçar janë marrë për bazë të dhënat zyrtare kadastrale, hartat topografike, atlaset e ndryshme , skicat, hulumtimet nga terreni, si dhe janë bërë edhe matje nga komisionet shtetërore.

“Veçanërisht është diskutuar me kryetarin e komunës se Pejës, ish-kryetarin e komunës Ali Berisha dhe tani me kryetarin aktual Gazmend Muhaxheri, si dhe me ekipet e tyre për vijën kufitare, të cilin e menaxhojnë dhe e posedojnë dokumentacionin në kadastrën e Pejës”, shkruan në raport.

Në këtë raport, Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, i udhëhequr nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, garanton që Republika e Kosovës nuk e rrezikon asnjë metër katror të sipërfaqes se saj./KosovaPress/

Previous Post

E drejta e shqiptarëve për t’u mbrojtur me armë

Next Post

KROACIA, KËTO KUSHTE I PLOTËSON SERBIA, OSE KURRË NË BE

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

KROACIA, KËTO KUSHTE I PLOTËSON SERBIA, OSE KURRË NË BE

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.