• Latest
  • Trending
  • All

Raporti sekret për SHISH-in/ Zbardhen emrat nga PS dhe PD që janë përgjuar

10/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Raporti sekret për SHISH-in/ Zbardhen emrat nga PS dhe PD që janë përgjuar

10/10/2014
in Lajme, Vendi

Zbardhen detaje nga raporti sekret i Komisionit parlamentar të Sigurisë pas kontrollit që zhvilloi në Shërbimin Informativ Shtetëror. Në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në “TV Klan”, mbështetur mbi burime të sigurta që ishin në dijeni të brendisë së këtij raporti, i cili u zhvillua vetëm nga deputetët e mazhorancës së majtë, u bënë të ditura dje një pjesë e emrave që janë përgjuar nga SHISH. Në këtë raport janë evidentuar 33 persona me imunitet që kanë qenë pre e përgjimit, por asnjëri prej tyre nuk ka qenë në përgjim të drejtpërdrejtë, por në përgjim indirekt nga biseda me personat që kanë biseduar. Sipas raportit sekret, i cili mban firmën e kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, dhe është kryer nga deputetët Xhemal Qefalia, Pjerin Ndreu dhe Pirro Lutaj, të gjitha përgjimet janë bërë përmes firmës së kryeprokurorit Llalla. Në listën me emra të raportit janë thuajse 25 deputetë të mazhorancës dhe disa të opozitës së sotme që janë përgjuar, ku midis tyre figurojnë edhe emrat e Kryeministrit Rama, Kryeparlamentarit Meta si edhe kryedemokratit Basha. Në 5 faqe të raportit janë të përfshirë edhe disa emra shumë të njohur, investitorë të mediave apo gazetarë me ndikim në opinion, madje edhe emra prokurorësh të përgjuar po me autorizim të Prokurorisë. Sipas burimit të emisionit, përgjimet janë kryer në harkun kohor dhjetor 2012 deri më korrik 2014, ku ndërkaq theksohet se dokumentet që janë gjetur, përbëjnë, theksojnë hartuesit e raportit, vetëm 5 për qind të akteve të përgjimit. Pikërisht në këtë pikë ka nisur edhe debati mes Komisionit parlamentar hetimor dhe drejtuesve të SHISH-it. Komisioni hetimor ka kërkuar që të hyjë në ambientet e brendshme të përgjimit, pikërisht në brendësi të softit ku kryhen përgjimet dhe jo thjesht në zyrat ku protokollohen autorizimet e prokurorëve dhe ku regjistrohen numrat e përgjuar direkt apo indirekt. Ata besojnë se hyrja në soft mund t’i çojë në të dhëna të tjera, por SHISH ka refuzuar ta bëjë këtë. Sipas ligjit, softi i përgjimeve i instaluar në vitin 2005 me ndihmën e shërbimeve sekrete britanike dhe i vënë në përdorim në vitin 2008, përbën sekret shtetëror të shkallës më të lartë dhe ai nuk mund të preket as nga përfaqësuesit e Parlamentit. Në këtë rast, ai që duhet të autorizojë ndërhyrjen është Kryeministri, por ky i fundit ka refuzuar të mbajë një qëndrim për këtë çështje.

 

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Emrat

Në listën e gjendur në raportin sekret të komisionit hetimor, me emrat e personave me imunitet apo atyre publikë që kanë qenë nën përgjim janë të përfshirë deputetë të mazhorancës, duke nisur nga Kryeministri Rama dhe Kryeparlamentari Meta e më pas tek ministrat Saimir Tahiri, Erion Veliaj. Lista vazhdon më pas me kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule e me radhë, deputetët socialistë Tom Doshi, Ben Blushi, Taulant Balla, Besnik Bare, Paulin Sterkaj, Armando Prenga, Mark Frroku, Ilir Beqaj dhe Pjerin Ndreu. Po ashtu në raport janë të përfshirë edhe emra të përfaqësuesve të së djathtës, si kreu i PD-së, Lulzim Basha, deputeti Astrit Patozi, ish-deputeti Ilir Rusmali dhe i ndjeri Sokol Olldashi. Ndërkaq, në emision u theksua, duke u bazuar tek burimi i cili bëri të ditur detajet e raportit, se këta emra janë vetëm një pjesë e atyre që janë përgjuar, pasi gjithsej janë 33 persona me imunitet që janë përgjuar. Lidhur me këtë çështje, SHISH ka pohuar më parë se asnjë person me imunitet nuk është përgjuar dhe se përgjimet janë bërë sipas ligjit.

 

Cilat janë agjencitë që kanë të drejtën të përgjojnë

Pajisja e përgjimit ndodhet vetëm në Prokurori

Krahas SHISH-it, janë 6 agjenci që kanë të drejtën të përgjon, si:

SHIU – Shërbimi Informativ Ushtarak

Njësia e Inteligjencës Financiare

Shërbimi i Kontrollit të Ministrisë së Brendshme

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve

Departamenti Operativ Hetimor

Drejtoria e Hetimit Tatimor

 

Biseda Dule-Bollano

Sipas raportit sekret të komisionit hetimor për SHISH, në përgjim është edhe një bisedë mes kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule dhe Vasil Bollanos, ku flitet lidhur me marrëveshjen e arritur mes kryetarit të PS-së dhe atij të LSI-së. Në këtë bisedë, të zhvilluar para prillit kur u bë publike marrëveshja PS-LSI, Dule kishte njoftuar Bollanon se Rama dhe Meta kishin lidhur marrëveshjen mes tyre për të dalë bashkë në zgjedhje.

 

Meta: Jam në dijeni të raportit paraprak, në përfundim, kush ka bërë shkelje, do përgjigjet

Kreu i Kuvendit Ilir Meta komentoi dje në emisionin “Top story” raportin e komisionit hetimor për veprimtarinë e SHISH-it, duke pohuar se është në dijeni të pjesës paraprake të tij, duke theksuar se duhet të pritet përfundimi i punës së këtij komisioni që nuk ka përfunduar ende. “Komisioni ka mbledhur një informacion paraprak që unë e disponoj, por ata janë në përpjekje për ta çuar në fund punën e tyre. Unë mbaj një qëndrim të rezervuar, pasi nuk mund të debatoj çështje të tilla në publik. Qeveria dhe Kryeministri kanë mjetet për të vepruar”, – tha ai. Më tej, Meta theksoi: “Unë nuk kam qenë partizan i çështjeve të shërbimit sekret dhe besoj se Kryeministri duhet ta lexojë këtë raport dhe të nxjerrë konkluzionet e tij”. Ndërkaq, i pyetur se nëse përgjimet janë bërë në shkelje me ligjin, do të mbajë mazhoranca një qëndrim ndaj krerëve të SHISH, Kryeparlamentari pohoi: “Ne do presim qetësisht rezultatet dhe çdo njeri që ka bërë shkelje do të përgjigjet për to”.

 

Previous Post

Kush do e marrë Nobelin për Paqe?

Next Post

Brovina: Nëse Blloku ka zgjidhje, do ta thërrasë seancën

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Brovina: Nëse Blloku ka zgjidhje, do ta thërrasë seancën

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.