Sugjerimi për hapjen e negociatave në raportin e ndërmjetëm të Komisioni Evropian, ka sjellë optimizëm në qeverinë shqiptare.
Por kryeministri Edi Rama dhe Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, e dinë mirë se javët në vazhdim dot ë jenë mjaft intensive, që të mund të realizojnë objektivin tyre të aq shumë dëshiruar, hapjen negociatave.
Cakaj njoftoi në Facebook, se do të nisë një fushatë intensive, ku do të komunikojë me shtetet anëtare, e sidomos ato skeptike, që t’i japin “dritën jeshile” Shqipërisë.
“Ne do të fillojmë menjëherë një fushatë komunikimi politike e diplomatike me vendet anëtare për t’i bindur për nevojën e çeljes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë”- shkroi Cakaj, duke shtuar se qeveria do të angazhohet plotësisht, në reformat rrënjësore të ndërmarra e në drejtim të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, edhe Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim Olivér Várhelyi, mbështet hapjen e negociatave..
“Komisioni i Evropian mbështet fort rekomandimet e tij për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe unë shpresoj që Shtetet Anëtare do të marrin një vendim pozitiv përpara Samitit Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor në Zagreb, në maj”- ishte mesazhi i tij.



















