Për të parën herë në një dekadë, SHBA ka rënë me dy pozicione, duke regjistruar vetëm 20 ekzekutime gjatë 2016, numri më i ulët ky që nga 1991. Ekzekutimet në të gjithë botën ndërkohë janë 1032 duke shënuar rënie me 37 për qind krahasuar me 2015.
Zyrtarët e Amnesty International, thonë se pjesa më e madhe e dënimeve me vdekje, janë kryer nga pesë vendet e para në renditje, Kina, Irani, Arabia Saudite, Iraku dhe Pakistani. Amnesty International kërkon më shumë transparencë në përdorimin e dënimit me vdekje, pas disa informacioneve të fundit të marra nga vendet që më herët i kryenin ekzekutimet në fshehtësi.
Organizata ka publikuar këtë vit një raport mbi përdorimin e fshehtë të dënimit me vdekje në kinë, ku supozohet se sistemi i saj i drejtësisë është bërë më transparent. Sidoqoftë, të dhënat e zbuluara nga hetimi i Amnesty Bien në kontradiktë me këto pretendime.
Sipas organizatës, Kina ekzekuton më shumë se sa të gjithë vendet e tjera në botë të mbledhura bashkë dhe shumë raste dënimesh me vdekje mungojnë në të dhënat kombëtare të gjykatës së lartë ku thuhet se informacionet e lidhura me dënimet me vdekje klasifikohen si sekrete shtetërore.






















