• Latest
  • Trending
  • All

Ramush Haradinaj letër urimi policisë së Kosovës

06/09/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 11 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ramush Haradinaj letër urimi policisë së Kosovës

06/09/2016
in Aktualitet

Ai  në këtë letër ka thënë se ndihet mirë më policinë e Kosovës. Ai gjithashtu ka thënë se Policia e Kosovës  do ta këtë mbështetjen e tij dhe të Partisë që e drejtoj, në zhvillimin dhe profesionalizimin e Policisë, por edhe për të kërkuar më shumë prej policisë.

Letra e plotë e Ramush Haradinaj:

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Unë ndihem mirë me ju. E njoh dëshirën tuaj për t’i shërbyer atdheut. Për t’i ofruar siguri dhe rend shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

I njoh sfidat dhe vështirësitë tuaja, po ashtu. Rrugën kah keni kaluar deri më sot. Problemet që nuk janë të pakta. Edhe mungesat dhe dëshpërimet që mund t’i keni gjatë punës suaj.

Po ju drejtohem për të dhënë mbështetjen time dhe të Partisë që e drejtoj, në zhvillimin dhe profesionalizimin e Policisë, por edhe për të kërkuar më shumë prej jush.

Janë bërë 17 vjet nga themelimi i Policisë. Me suksese dhe me të meta. Me ngritje e rënie, por me mbështetje të vazhdueshme publike. Në këtë ditë tuajën, të kujtojmë me respekt policet dhe policët e rënë në detyrë, invalid apo të lënduar gjatë detyrës, për familjet e të cilëve do të ndërtojmë program institucional mbështetës.

Sot, në Ditën e Policisë, e kemi të qartë se Policia e Kosovës duhet të zhvillohet më shumë, të jetë më efikase, në përputhje me standardet themelore demokratike.

Vizioni im është zhvillimi dhe bërja e Policisë së Kosovës, institucionin lider në rajon, sidomos në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive tjera negative. Për të arritur këtë, duhet të ndërmarrim, së bashku, veprime të guximshme reformuese.

 

Kosova ka një Polici të mirë, por asnjëherë nuk duhet të kënaqemi me kaq. Zhvillimi i mëtejshëm kërkon ndryshime përmbajtësore, strukturore, profesionalizim, edukim, aftësim dhe konkurrencë rajonale. Jo bazuar në ndryshime emrash, por në zhvillim të koncepteve, filozofisë dhe efikasitetit.

 

Policimi në Bashkësi dhe Policimi i Udhëhequr nga Inteligjenca, duhet të zhvillohen e zbatohen plotësisht në të gjitha nivelet. Aftësimi i Policisë për hetimet komplekse, sidomos në korrupsionin e niveleve të larta është domosdoshmëri.

 

Kjo është detyra kryesore: Të mposhtet korrupsioni dhe krimi i organizuar.

 

Duhet një qasje e posaçme për këtë, që kërkon zbatimin e koncepteve bazike të policimit demokratik. Hetimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, siç e dini, nuk është një punë e thjeshtë burokratike. Ajo kërkon qasje pro-aktive edhe të punës policore, të bazuar fuqishëm në bashkëpunimin me publikun, qytetarët dhe me institucionet tjera.

 

Pa Polici efikase, nuk ka shtet të qëndrueshëm. Prandaj, duhet ta rrisim mbështetjen institucionale.

 

Nuk duhet të përsëritet më ulja e buxhetit për Policinë, sikurse ka ndodhur në vitin 2016, ku Policisë i është zvogëluar buxheti për më shumë se 1 milion euro.

 

Në vizionin tim, Policia e Kosovës duhet që brenda dy vjetësh të arrijë në 105 milionë euro buxhet vjetor, që nënkupton rritje mbi 20 për qind të buxhetit aktual. Ndërsa, brenda një mandati qeverisës, Policia duhet të arrijë buxhetin prej 120 milionësh për vit, që nënkupton rritje prej gati 50 për qind nga buxheti aktual policor.

 

E tërë kjo për të mbështetur fuqishëm Policinë në aspektet profesionale, autonominë operative, strukturën organizative, zbatimin e politikave të sigurisë, aspektin administrativ, të ngritjes së kapaciteteve njerëzore dhe të pajisjeve moderne.

 

Reformat e nevojshme për të rritur efikasitetin në luftimin e të keqes së sotme do të bëhen në kuadër të planit që kam publikuar edhe më herët për themelimin e Byrosë Nacionale të Hetimeve.

 

E tërë kjo, të bëhet krahas reformave përmbajtjesore që do të ndërlidhen me domosdoshmërinë e largimit dhe përjashtimit absolut të politikës ditore nga Policia, zhvillimin e aftësive operacionale, kontrollin e brendshëm, matjen strikt të performancës, funksionalizimin e plotë të zinxhirit komandues dhe zhvillimin e domosdoshëm të komunikimit të brendshëm ndërmjet Departamenteve.

 

Një mekanizëm i tillë do të fokusohej edhe në luftën kundër Terrorizmit, duke njohur, po ashtu, efikasitetin e deritashëm të Anti-Terrorizmit që ka Policia e Kosovës.

 

Siguria publike, siguria në trafik dhe rritja e performancës së Policisë në përgjithësi paraqesin vizion që kërkon veprime të qarta dhe të vendosura. Për rritjen e efikasitetit, duhet të fillojmë edhe me Policinë Komunale, fillimisht në Prishtinë, që do të lironte në masë të madhe Policinë e Kosovës nga mbingarkesa në çështjet që janë nën juridiksionin e Komunës.

 

Pako Sociale për zyrtarët policorë, po ashtu, është synim yni i menjëhershëm. Ndërsa, promovimi i zyrtarëve policorë dhe degradimi i tyre do të ketë për bazë performancën në angazhimet e tyre të përditshme, të përcaktuara sipas objektivave të qeverisjes së re dhe demokratike.

 

Së bashku, në këtë 17 vjetor të Policisë, duhet të angazhohemi për anëtarësimin në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare të organizatave policore. Për bashkëpunimin më të mirë rajonal dhe me shtetet veç e veç.

 

Jam i bindur se me vendosmëri të vizionit dhe me efikasitet të detyrës, Policia e Kosovës do të zhvillohet drejt nivelit prijës në rajon.

 

Urime 6 shtatori, Dita e themelimit të Policisë!

 

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Vdekja e Ardit Gjoklajt, shtatë akuza në prokurori për Erjon Veliajn

Next Post

“The Guardian”: Tirana dhe Prishtina, qytetet turistike të fundjavës

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

“The Guardian”: Tirana dhe Prishtina, qytetet turistike të fundjavës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.