Ai ka thënë se fatkeqësisht nuk kemi pa ndonjë veprim të koordinuar dhe të fuqishëm të institucioneve të Kosovës, përkitazi me këtë arrestim.
https://www.youtube.com/watch?v=AdRnXRT8-Ik?feature=oembed&w=640&h=360
“Veprimi i vetëm faktikisht të cilin institucionet e vendit duhet të ndërmarrin ka të bëjë me raporton që ka me Brukselin, respektivisht me procesin e bisedimeve në Bruksel. Kjo çështje e lirimit të Nehat Thaçit, duhet të jetë tema kryesore, çështja e vetme e tashme në të cilën Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë mund të flasin mes veti”, ka thënë Ramadani.
Ai ka thënë se institucionet e Kosovës nuk do të duhet të diskutonin për asnjë temë me Beogradin pa u liruar zyrtari i Kosovës.






















