Kreu i Ekzekutivit shoqërohet në këtë vizitë nga tre ministre të kabinetit, ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni si dhe disa të zgjedhur vendorë.
Në takimin me mikpritësen e tij presidenten e Konfederatës se Zvicrës, Doris Leuthard, Kryeministri Rama pritet të diskutojë mbi mbështetjen e dhënë nga Zvicra për vendin tonë për më shumë se 25 vite, por edhe për vijimin e kësaj ndihme veçmas në konsolidimin e qeverisjes vendore dhe strategjitë për nxitjen e punësimit në Shqipëri.
Tre marrëveshje do të nënshkruhen në sallën Churchill, konfirmon RTSH, ndërsa një tjetër takim i rëndësishëm pritet të jete ai me kreun e Kuvendit, Jurg Stahl.























