Në kuadër të programit “Rilindja e Qyteteve”, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Shkodër, ku inspektoi punimet e pedonales në plazhin e Velipojës.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë theksoi se plani rregullues për plazhin e Velipojës, do të sjellë një transformim të kësaj zone turistike, duke shtuar se “projekti synohet të përfundohet para fillimit të sezonit turistik në vitin 2015”.
Ndërtimi i rrugës lidhëse Shkodër-Velipojë është gjithashtu një projekt i parashikuar për këtë zonë. Ndër të tjera kryeministri foli edhe për ndërtimet pa leje, numri i të cilave sipas tij, pas aksionit të shtrirë në të gjithë vendin, është ulur jo vetëm në zonat turistike, transmeton shekulli.
Përveç vizitave nëpër qytete për të parë më nga afër dhe për të mbikëqyrur punimet për rikonstrukturimin e qendrave, kryeministri ka qenë prezent edhe në rrjetet sociale. Përmes një fotoje të publikuar në Twitter, Rama përshëndeti aksionin e INUK-ut në rrugën e Elbasanit, që sipas tij po kryhet “për të realizuar një hyrje me standarde për kryeqytetin”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















