Ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh për Ty” tek Ardit Gjebrea, nëna e Leos ka treguar historinë e saj dhe të djalit të vogël, ku ka bërë apel për ndihmë.
Ajo çka ka prekur të gjithë, ishte letra që Leo i ka shkruar këtë fundvit Babagjyshit të Vitit të Ri. Mes rreshtave, shihet dëshira e djalit për t’u shëruar, për të studiuar dhe për t’u bërë dikush në të ardhmen.
Dhe kjo letër ka prekur edhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili nuk ka mundur t’i mbajë lotët teksa ka ndjekur live gjithë rrëfimin.
Leo, teksa ka hyrë në studio në karrocë me rrota, është shprehur se nga Babagjyshi pret këtë vit një makinë me të cilën të mund të shkojë në shkollë, dhe një fizioterapist që ta ndihmojë.
Pas këtij momenti, në studio ka hyrë Rama i veshur si Babagjyshi i Vitit të Ri dhe i ka bërë surprizën e veçantë, duke ia realizuar dëshirat.















