Vizitën e Papa Françeskut I në Shqipëri dhe pritjën që i’u bë, kryeministri i këtij vendi, Edi Rama, e quan mrekulli. Thotë se Shqipëria nuk është vend mysliman, por sipas tij, është vend europian.
Kur përcolli Papën në aeroport, në orët e vona, tha se Shqipëria dha shembull të mirë në gjithë botën, për bashjetesë fetare.
Foli edhe për përfaqësuesit e besimeve të ndryshme, që ishin në pritje të Papës. Vlerësoi se ata bënë që Shqipëria të jetë cudia në të gjitha ekranet e botës.
Rama vlerësoi se kjo tregon që Shqipëria nuk është ajo e sterotipeve dhe paragjykimeve që deri tani janë parë.
Sipas kryeminsitrit shqiptar, Shqipëria ndodhet përpara kërcënimesh dhe tundimesh të mëdha, dhe per kete arsye sipas tij, e dëshiruan aq shumë vizitën e Papës.
Tha se shqiptarët, të cfarëdo feje, synojnë BE-në, pa asnjë sherr dhe ndasi fetare, dhe sipas tij, shqiptarët nuk kanë luftë fetare.
Rama tha se Shqipëria nuk është vend musliman, por europian.
Rama vlerëson se nuk është aspak e rastit që Papa fillon udhëtimin e tij apostolik nga Shqipëria.
Tha se ai e filloi nga një vend i varfër edhe pse mund ta fillonte nga Brukseli i pasur.














