Kryetari i PS Edi Rama, duke folur gjate nje mbledhje te grupit parlamentar te PS, ku ka paraqitur para para deputeteve, axhenden qe opozita do te kete kete jave ne Kuvend, nisur qe me depozitimin e nismes per rregulloren.
Është zhvilluar ditën e sotme mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socailste. Në selinë rozë kryeministri Edi Rama foli mbi vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai theksoi se nga vizita e tij në Amerikë marrëdhëniet mes shteteve janë përforëcuar edhe më shumë. Kështu kryeministri e cilësoi të suksesshme vizitën në SHBA.
Kreu i Partisë Socialiste falenderoi deputetët e grupit parlamentar të këtij subjekti politik duke i cilësuar ato si bazën e çdo arritjeje të deritanishme.















