Kryeministri Edi Rama në një intervistë për agjencinë amerikane Associated Press ka theksuar se Serbia duhet të kuptojë se Kosova nuk do të jetë kurrë brenda saj dhe sa më shpejt ta kuptojë këtë, do të jetë më mirë për vetë Serbinë dhe rajonin.
Kreu i qeverisë, vuri në dukje se ndjen dhe beson se Serbia e ka njohur pavarësinë e Kosovës pavarësisht se nuk e ka bërë publike njohjen.
Nderkohe ne lidhje me Shqiperine u shpreh:
“Shqipëria dhe Serbia duhet t’i japë fund dekadave të armiqësisë. Ne nuk mund të shkojmë askund vetëm. Së bashku mund të bindim BE se është e rëndësishme për BE-në që Ballkani t’i përkasë BE-së, sa është është e rëndësishme për Ballkanin”, tha Rama.















