Perlat e trashëgimisë kulturore po çlirohen nga ndërtimet pa leje. Kështu shkruan kryeministri Edi Rama në një postim të fundit të tij në rrjetin social, Facebook. Ai ka postuar një foto të Kalasë së Ali Pashë Tepelenës, ku INUK vazhdon aksioni npër prishjen e ndërtimeve pa leje.
“Rilindje per trashegimi kulturore. Kjo është kalaja e famshme e Ali Pashës në Tepelenë, xhevahir trashëgimie kulturore veshur deri në brez me ndërtime të shëmtuara abuzive, qenefe publike, depo uji të papërdorura, kabina elektrike, ferra e mbeturina, një pasuri e madhe historike e turistike e një qyteti të vogël, që po rilind pas kaq shumë vitesh braktisje e rrënimi nën pushtetin e atyre që kombin e duan për propagandë, historinë për përçarje, popullin për mish për topat elektorale!”, shkruan Kryeministri Rama















