Kryeministri i vendit, Edi Rama për herë të parë ka dhënë komentin e tij në lidhje me videon e publikuar dje, ku dy deputetët socialit, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka ushtruan dhunë fizike ndaj deputetit të PD-së, Gent Strazimir. Me anë të një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Rama e ka cilësuar të paparë masën e dhënë nga Prokuroria. Pastaj kryeministri i kujton prokurorise dhe publikut, se raste me te renda kane ndodhur ne vend dhe nuk eshte marre asnje mase. Kurse pse u skuqen pjeset lakuriqe te kokes u morren masa te papara, sipas kryeministrit
Ndërsa në historinë e një vendi ku goditja për shkak të detyrës ka çuar në vrasje me plumba në mes të bulevardit, në rrahje masive me pasojë jo thjesht skuqjen e pjesëve lakuriqe të kokës, po përgjakjen e shumë njerëzve, por ku s’është parë ende asnjë pasojë penale për përgjegjësit, hapi i hedhur nga prokuroria në drejtim të dy deputetëve të shumicës parlamentare ngjan në përpjesëtim goxha të zhdrejtë me vendnumëronë e organit të akuzës mbi një sërë çështjesh të mëdha penale. Sidoqoftë ne, shumica qeverisëse, nuk i japim vetes të drejtën të ankohemi për prokurorinë dhe as na shkon mendja të hakërrehemi ndaj saj apo të përdorim policinë, siç kanë bërë paraardhësit tanë, për t’iu shmangur drejtësisë duke e penguar me përdhunë prokurorinë të bëjë detyrën. I siguroj të gjithë se ky do të jetë qëndrimi ynë në çdo rast që organi i akuzës do të ngrejë pandehma të kompetencës së vet ligjore, ndaj kujtdo që përfaqëson koalicionin tonë në qeveri, parlament apo pushtetin vendor.”-citohet në mesazhin e Ramës.















