Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën serbe NIN, ku ka deklaruar mes tjerash se nuk ka patur ndonjë marrëveshje mes tij dhe Vuçiç që në Beograd të mos flitet për Kosovën.
“Nuk kishte asnjë marrëveshje të përbashkët për të mos përmendur Kosovën”, ka thënëRama.
Ai ka shtuar se nuk kishte sesi të mos përmendej Kosova, në një takim, ku për herë të parë pas kusur 60 vitesh takoheshin dy burrë-shtetas, njëri i Shqipërisë dhe tjetri i Serbisë.
“Jam shumë i kënaqur me organizimin, edhe pse nuk ishte ambienti perfekt që mund të tregonte mikpritjen. Protokolli kishte masa të shtrënguara për çështje sigurie. Por jam i sigurt që ju jeni shumë mikpritës.”, ka thënë Rama mes tjerash.
Më 16-17 dhjetor në Beograd do të organizohet Samiti Kinë-Evropa Qendrore dhe Lindore, ku do të jenë të pranishëm liderë botërore të mbi 16 shteteve.
















