“Ata le të bëjnë ç’të duan, votuesit e parë të Vlorës dhe Shqipërisë nuk ka forcë që i ndalon. Ata të bëjnë ç’të duan, fuqinë e dashurisë sonë për Shqipërinë dhe për Shqipërinë që duam nuk ka forcë që e zhbën”, ka thënë Rama.
Rama ka paralajmëruar se, PS do të shkojë në zgjedhje edhe pa opozitën. “Kështu që më 18 qershor, si me ata si pa ata, ne do të votojmë. Më 18 qershor, si me ata, si pa ata, ne do të fitojmë”, ka thënë Rama.























