Në foton të cilën Rama e ka cilësuar si Foto e Ditës, kryeministri shqiptar shihet i ulur në një karrige në krye të vendit, fare afër Erdoganit, i cili edhe i mban dorën mbi dorë liderit të socialistëve shqiptar.
Ndërsa, Vuçiq, shihet ulur në një qosh të ulëses rrethore, dhe në një pozicion fare të palakmueshëm.
Edhe më të fuqishme këtë foto e bën, prezenca e këshilltarit shqiptar të Erdoganit, Sabri Demiri, me origjinë nga Shkupi, i cili shihet teksa qëndron mbi kokën e Ramës.
Në takim, shihet të jetë prezentë edhe presidenti i Azerbexhanit, Ilham Aliyev, i cili gjithashtu, është i ulur në karrige, për dallim nga Vuçiq.
Rama ka marrë pjesë në takimin me presidentin turk, Erdogan, ku kanë diskutuar mbi projektet e përbashkëta, shkruan gazetametro.
Ai ka bërë të ditur se në takim, negociatat kanë shënuar progres të qenësishëm për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare, me asistencën logjistike e teknike të Turkish Airlines.
























