Gjatë konferencës për shtyp me homologun serb, kryeministri Rama tha se nuk e ka kërcënuar Maqedoninë dhe as ka shpallur veto për anëtarësimin e saj në NATO.
“As kam kërcënuar dhe as kam shpallur ndonjë qëndrim për veto, fjalën veto e keni vënë ju me ndihmën e mendimtarëve dhe politikanëve të caktuar të Tiranës. Ne jemi anëtarë të NATO-s e flasim në emër të NATO-s kur është fjala për të. Nuk është as kërcënim dhe as bllokim por vetëm qëndrim”- tha Rama teksa konfirmoi se kryeministri Gruevski do të jetë nesër në Tiranë.
Sa i përket ngjarjeve në Kumanovë, Rama tha se ajo që ndodhi në Kumanovë ishtë një brishtësi e paqes të ëndërruar prej kohës në Ballkan.
“Cënimi i integritet dhe mosfunskinimi në Maqedoni është e paparanueshme për ne. Ne duam që marrëveshja e Ohrit të zbatohet. Shqiptarët dhe maqedonasit janë faktorë shtetformues. Jemi kundër ndasisë ndëretnike. Të gjitha vendet në rajon dhe përtej të distanxohen nga thirrje të tilla. Këto shfaqje i takojnë një Ballkani të së shkuarës, që nuk kanë lidhje me përpjekjen tonë për ballaknin e sotmë dhe të nesërm”- tha Rama















