Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot vendas e turistë nëpërmjet një mesazhi në Fb për ndërtimin e një rruge në zonën turitike në Vlorë. Ai shkruan:
“Segmenti i ngushtë që për vite të tëra nxiu jetën e udhëtarëve e sidomos të turistëve në kthimin nga Vlora duke u ngjitur në dalje të Ujit të Ftohtë përmes rrugës “Dhimitër Konomi”, do të jetë pas pak muajsh një rrugë e re që do përmbushë nevojat e komunitetit dhe mundësojë qarkullimin e lirshëm edhe gjatë sezonit veror.”
Po ashtu, ai ka publikuar me kënaqësi disa statistika për shtimin e vizitorëve në objektet turistike, si kalatë dhe monumentet.















