• Latest
  • Trending
  • All

Rama në Strasburg “e mbrojti” Kosovën prej Europës, por jo prej Serbisë – Nga Enver Bytyçi

17/10/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama në Strasburg “e mbrojti” Kosovën prej Europës, por jo prej Serbisë – Nga Enver Bytyçi

17/10/2022
in Aktualitet

Kishte kohë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po e pomponte opinionin publik me fjalën e tij “historike” që do të mbante më 12 tetor 2022 në Këshillin e Europës. Thoni ju se rastësisht u zhvillua fushata mediatike me temën “Edi Rama do të mbrojë UÇK-në në Këshillin e Europës”?! Naivët e justifikojnë këtë aksion mediatik të kryeministrit shqiptar dhe makinerisë së tij propagandistike, për të cilën shpenzohen miliona euro. Në fakt është krejt e kundërta.

Ky aksion propagandistik i tij niset nga principi se “efekti është gjithçka, fjalimi e ngjarja, aq më pak veprimi, asgjë”. Fjala e tij duhej të kishte efekt. Duhej të pritej me kërshërinë më të madhe të mundshme. Pastaj duhej duartrokitur, e duhej hiperbolizuar si në kohët e diktaturës u hiperbolizua fjala e diktatorit në mbledhjen e 81 partive komuniste në Moskë. Tridhjetë vite i mbijetoi ajo fjalë e diktatorit opinionit publik.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Por në ndryshim me kohën e para 60 viteve, sot Edi Rama zhvilloi gjithashtu strategjinë e krijimit të pritshmërive të jashtëzakonshme. Më pas e shiti fjalimin e tij si epilogun e “patriotizmit” të tij futurist. E gjitha sa ndodhi na bën me dije një fakt: Fjala e Edi Ramës në Këshillin e Europës nuk qe ndihmë as për UÇK-në, as për atë që janë në Hagë, përfshirë ish-presidentin Thaçi, aq më pak për Kosovën, për Shqipërinë apo për shqiptarët. Ishte një aksion politik e mediatik, me të cilin regjizura e Beogradit dhe skenaristi i ekzekutivit të Tiranës donin të kamuflonin veprimtarinë anti-shqiptare të atij që quhet Edi Rama.

E gjitha sa pamë na çon edhe te një arsyetim tjetër: Rama e ka shqetësim të madh të etiketohet si tradhëtar. Truku i Strasburgut ishte makiazhi i rehabilitimit të tij. Por thelbi mbetet. Nuk do të jenë shqiptarët ata që Edi Ramën do ta quajnë tradhëtar, derisa atij t’i ngrihet monumenti i madh në një nga sheshet kryesore të Beogradit. Në atë moment Edi Rama do të kurorëzohet me emërtimin e merituar të tradhëtarit të kombit shqiptar. Strasburgu nuk do t’i vijë në ndihmë atij.

Në fund të fundit në gjithë fjalimin e Edi Ramës nuk gjen asnjë fjalë me të cilën fajësohet Serbia për raportin e Dick Marty-t. Të gjithë ne e dimë se Dick Marty-n e furnizoi Prokurori Special i Serbisë me materiale të fallsifikuara, në të cilat ai u bazua për ta ndërtuar edhe akuzën e trafikimit të organeve. Por Edi Rama tha se kjo akuzë ishte përpunuar në Moskë. Nuk e përmendi të paktën si shtojcë të kryeqytetit rus Beogradin. Ai akuzoi të gjithë, Këshillin e Europës, vetë autorin e raportit, Marty, prokuroren Carla del Ponte, Rusinë dhe ish-kreun e delegacionit rus në Këshillin e Europës, por asnjë fjalë nuk tha se cila është përgjegjësia e Serbisë për këto akuza monstruoze. Asnjë fjalë për be! Beogradi dhe Serbia janë më afër zemrës së tij, se Kosova.

Kryeministri i Shqipërisë mbajti në Strasburg një fjalim manipulues e manipulatorësh. U rrek të “marrë në mbrojtje UÇK-në”, por në fakt gjithë diskursin e tij e solli rreth një individi, Hashim Thaçit. U përpoq të përdorë fjalë të mëdha si për shembull se Shqipëria e Kosova janë si trupi me shpirtin, por edhe gjatë atij fjalimi kritikoi Kosovën dhe u përpoq të shfajësojë Serbinë. Madje Serbisë i dha rol paqtues!? Foli për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, por e tradhëtoi veten kur tha se “nuk duhet lejuar që gabimet të shndërrohen në mëkate”!? Sikur vetëm këtë fjali ta analizonim, do të ishte e mjaftueshme të hidhej poshtë gjithçka butaforike që Edi Rama shprehu në atë fjalim. Çdo të thotë ideja se “nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, gabimet e saj do t’i shndërrohen në mëkate”? A do të thotë se krimet e Serbisë në Kosovë na qenkan “gabime”?!

Kryeministri i Kosovës në deklaratën e tij rreth këtij fjalimi vuri në dukje thelbin e tij. Ai tërhoqi vëmendjen se me rëndësi është të dënohen krimet dhe genocidi serb në Kosovë. Kjo do të thotë se zoti Kurti ishte ndër të rrallët që vuri re kontradiktën midis pompozitetit dhe mungesës së vërtetësisë në fjalimin e Edi Ramës. Në fakt Rama u përpoq të përsërisë dhjetra herë fjalën se ai “i qëndron të vërtetës”, por mohoi të vërtetën se ishte Beogradi autor kryesor i raportit të Dick Marty-t. Mohoi të vërtetën tjetër të padiskutueshme, se Serbia e Aleksandër Vuçiç-it deshi ta eleminojnë fizikisht raportuesin zviceran, e më pas t’ia hidhte përgjegjësinë shqiptarëve, pikërisht ushtarëve të kësaj UÇK-je, që Edi Rama rreket ta mbrojë.

Përfundimisht Edi Rama u përpoq ta “mbrojë” UÇK-në dhe Kosovën prej Europës, por jo prej Serbisë. Për Edi Ramën Serbia nuk ka asnjë përgjegjësi as për genocidin që kreu në Kosovë, as për raportin e Dick Marty-t, as për akuzat e ngritura kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është drama më e madhe e këtij fjalimi dhe nëse lexohet me vëmendje shqiptarët duhet të vajtojnë për kryeministrin që kanë.

Previous Post

Çekia propozon pezullimin e lëvizjes pa viza në BE për Ballkanin Perëndimor

Next Post

Katër ditë pasi takoi Kurtin, Lajçak niset për në Beograd

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Katër ditë pasi takoi Kurtin, Lajçak niset për në Beograd

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.