Nga foltorja e Kuvendit Kryeministri Edi Rama deklaron se Ministria e Jashtme është njoftuar për një lajm se forcat spanjolle kanë rrëzuar një helikopter me drogë që vinte nga Maroku dhe drejtuesi i helikopterit është major i Forcave të Armatosura shqiptare.
Edi Rama: “E mora fjalën se para pak minutash Ministria e Jashtmje është njoftuar për një ngjarjen të rëndë në Spanjë, ku strukturat e gardës civile spanjolle kanë rrëzuar një helikopter që transportonte drogë nga Maroku drejt Spanjës dhe piloti i helikopterit është një Major i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Ky major është në strukturat e Forcave të Armatosura prej 18 vitesh. Një ndër pilotët më të besuar. Çfarë sensi ka që ne t’i hyjmë një grindjeje a është majori juaj apo i yni?
Burime nga ministria e Jashtme bëjnë të ditur se majori i cili drejtonte helikopterin është Sokol Ferro.
















