Në një postim në rrjetin social Tuiter, Rama shkruan se “në shtator çelet dhe konkursi ndërkombëtar për bregun e Himarës se re e për rehabilitimin e fshatrave të saj të bukur”
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një tjetër projekt për vijën bregdetare. Në një postim në rrjetin social Tuiter, Rama shkruan se “në shtator çelet dhe konkursi ndërkombëtar për bregun e Himarës se re e për rehabilitimin e fshatrave të saj të bukur”.
Plani për rehabilitimin e bregut të Himarës pason atë të Vlorës, projekti fitues i së cilës u shpall 10 ditë më parë nga studioja belge që dorëzoi projektin e përfundimtar të fazës së parë të ndërtimit, që nis nga Porti i qytetit deri te Tuneli.














