• Latest
  • Trending
  • All

Rama në Sarandë: Rrjeti, 45 vjet pa u prekur. Në 2 vjet e rimëkëmbim

13/12/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Rama në Sarandë: Rrjeti, 45 vjet pa u prekur. Në 2 vjet e rimëkëmbim

13/12/2015
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Saranda nuk do të vuajë më nga ndërprerjet e energjisë apo tensioni i ulët, një “gangrenë” që ka dëmtuar ndjeshëm turizmin dhe ekonominë e zonës gjatë 25 viteve të fundit, veçanërisht në kulmin e sezonit veror.

Kryeministri Rama inspektoi punimet për ndërtimin e linjës së re 20 kv dhe 17 kabinave elektrike, falë një investimi prej 108 milionë lekësh nga OSHEE-ja. Nëpërmjet këtij investimi u realizua ndërhyrja në zonën më problematike të Sarandës, që prek segmentin nga Qafë Gjashta, tek hotel “Butrinti” e deri në Kanalin e Çukës. Investimi i OSHEE-së është i pari investim pas më shumë se 45 vitesh, në rrjetin që ishte lënë i paprekur që prej ndërtimit të tij në vitet 1970.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

1

“Nga linja 10 kilovolt që ka qenë në vitin 1970, e gjitha ajrore, linja është bërë 20 kv dhe është futur e gjitha nëntokë. Janë këtu 700 hotele dhe restorante, është zona më e ngarkuar, me 2 mijë abonentë të tjerë”, komentoi drejtori i përgjithshëm i OSHEE-së, Ardian Çela.

5

Në fjalën e tij, kryeministri Rama vuri në dukje se “në gjithë bregdetin, rrjeti është 45-vjeçar dhe që atëherë, askush nuk bëri asgjë. Ne kemi vendosur t’i japim drejtim këtij problemi 20 e kusur vjeçar e faktikisht, me Unazën e Jugut dhe gjithë këto investime, në harkun e dy viteve problemi do të ndryshojë rrënjësisht. Por që verën e ardhshme, Saranda me këtë ndërhyrje që po bëhen nuk do të ketë problemet e rënda që ka pasur gjithë këto vite”.2

Reforma e suksesshme në energji është ajo që ka mundësuar OSHEE-në që të dalë nga humbjet kolosale dhe të rikthehet të investojë në shërbim të qytetarëve. “Sigurisht që do të donim që gjithçka të bëhej sa hap e mbyll sytë, por çfarë u shkatërrua në 20 e kusur vite nuk rindërtohet dot menjëherë.  Për herë të parë, kompania po investon në Sarandë dhe kudo. Kompania, deri përpara një viti, jo vetëm që nuk kishte para të investonte, por kërkonte 150-200 milionë dollarë për t’u mbajtur në këmbë dhe për të mos fikur dritat një herë e përgjithmonë. Sot, falë kontributit tuaj, falë kontributit të të gjithë atyre që nënshkruan marrëveshjet, jo vetëm që po investon, por edhe vetë kompania po paguan taksa për herë të parë dhe po bën investime. Kjo vjen si rezultat i kontributit, njerëzit filluan të paguajnë, vazhdojnë të paguajnë, kompania paguan taksa që u kthehen prapë njerëzve dhe bën investime”, shtoi kreu i qeverisë shqiptare.

3Investimet në rrjetin energjitik në Sarandë do të vazhdojnë edhe gjatë vitit të ardhshëm, duke bërë të mundur që e gjithë zona të mos njohë më ndërprerje të energjisë as në kulmin e sezonit turistik dhe as gjatë periudhës së dimrit.

4

“Në janar, është loti tjetër 330 milionë lekë të reja prapë për Sarandën. Vazhdojnë 30 kabina të tilla, vazhdon deri në Ksamil që bën Qafë-Gjashtën, Metoqin, do të bëhen në Ksamil dhe në qendër të qytetit. Zëvendësohen i gjithë 10kv që është që nga 70-ta dhe përfshin edhe 16 mijë abonentë të tjerë në Sarandë. Këto janë investime që i bëjmë me fondet tona, janë të gjitha të ardhura tona të OSHEE-së. Nuk investojmë vetëm në ato zonat informale ku kemi pasur probleme me humbjet dhe mospagesat, investojmë edhe në ato zona ku abonentët janë korrektë dhe janë edhe zona të rëndësisë turistike”, shtoi drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela.

Punimet përfunduan brenda tre muajve, dy muaj përpara afatit të mbarimit të punimeve.

Previous Post

Pezullohet nga detyra Dritan Zoto, drejtor i Policisë Shkencore

Next Post

Duma: Rama po favorizon deputetët e vet

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Duma: Rama po favorizon deputetët e vet

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.