• Latest
  • Trending
  • All

Rama në Beograd, dashuri dhe obsesion

25/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Rama në Beograd, dashuri dhe obsesion

25/10/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Obsesioni dhe sevdaja e Ramës për vizitën në Beograd dhe shtyrja e saj gjashtë herë nga pala serbe!

Nga Prof. Dr. Sali Berisha

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Deputet i PD, ish Kryeministër

Çlirimi i Kosovës, marrëveshjet historike midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Brukseli, proçeset integruese rajonale europiane dhe euroatlantike kanë bërë të mundur dhe të domosdoshme hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë, Kosovës dhe Serbisë, dhe në tërësi, midis shqiptarëve dhe Serbëve në Ballkan. Dhe ky kapitull ka nisur të shkruhet. Në këtë kontekst, përpjekjet më serioze dhe kontributet më të rëndësishme janë marrëveshjet e guximshme midis Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësinë e Brukselit, te cilat janë të një rëndësie jetike për paqen, stabilitetin në rajon dhe pothuaj një njohje de facto e Kosovës nga Serbia. Po kështu, edhe midis Tiranës dhe Beogradit, janë shkëmbyer vizita në nivel zv.Kryeministri, ministrash të jashtëm dhe drejtues të tjerë dikasteresh dhe janë arritur marrëveshje.

Vite me parë presidenti Tadiç, i cili kishte ardhur me parë në një takim multilateral në Tiranë shprehu dëshirën të vizitonte Shqipërinë. Kjo vizitë, të cilën e mirëpritëm, nuk u realizua, jo për shkaqe tona. Po në këtë rrjedhë, Shqipëria, me kërkesë dhe të partnerëve tanë kryesorë, pranoi bashkryesimin e Serbisë me Zvicrën të OSBE-së, me kushtin që Serbia të njohë diplomat e universiteteve shqiptare. Këto janë disa fillime qartësisht pozitive, me të cilat mendoj se çështja “a duhet të ketë vizita të ndërsjella midis Shqipërisë dhe Serbisë të nivelit të lartë e më të lartë”, ka marrë përgjigjen e duhur pozitive. Mirëpo ndërtimi i marrëdhënieve tona bilaterale, si marrëdhënie midis shteteve të barabarta, mbi bazën e interesit reciprok, nuk është një bulevard i shtruar por një rrugë për t’u shtruar dhe jo pa vështirësi e pengesa, madje dhe serioze.

Në vlerësimin tim, pengesë ndër më kryesoret në zhvillimin e këtyre marrëdhënieve është albanofobia, si forma më e vjetër më e konsoliduar e racizmit të serbëve, dhe jo vetëm atyre, ndaj shqiptarëve. Në të shkuarën, kjo formë racizmi operonte me programe të spastrimit etnik, shfarosjes së shqiptarëve. Operacioni “patkoji i kalit” nuk është i vitit 1898 por i vitit 1998. Sot, natyrisht, këto projekte i përkasin të shkuarës. Por, ajo urrejtje që është akumuluar gjatë një shekulli, përçmimi i shqiptarëve si qytetarë të dorës së tretë, si banorë që duhen zhdukur nga trojet e tyre mijëra vjeçare, dhe kjo jo vetëm në 1878, 1910-1928, në vitet ’45, ’50 por dhe në vitet 1998, ende nuk është një barut i lagur. Këtë dëshmuan shumë qartë këto ditë Beogradi sportiv, zyrtar si edhe qytetar. Realiteti nuk është për t’u mohuar, ai është për t’u ndryshuar në kahje pozitive. Ky është një realitet problematik dhe bëhet përvëlues po të injorohet, aq më tepër kur edhe pas konfliktesh ndër më të përgjakshmet, faji kolektiv në Ballkan mbeti jetim.

Në tërësi gadishulli ynë, me disa përjashtime, është toka e fajtorëve pa faje. Por këto pengesa dhe vështirësi, mendoj se nuk duhet kurrsesi të dobësojnë vullnetin e mirë, përpjekjet më serioze të qeverive dhe kombeve tona, të frymëzuara nga shembulli i kombeve të tjera në Europë, për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët europianë në paqe, bashkëpunim dhe prosperitet. Këto ditë një polemikë e gjerë ka shpërthyer në media, dhe jo vetëm në media, në Shqipëri por dhe në Serbi, mbi dështimin e gjashtë të radhës së vizitës obsesive të Ramës në Beograd me dt 22 tetor, kësaj radhe për shkak të ngjarjeve në stadiumin e Beogradit. Një mendim kërkonte që vizita të mos bëhet ose të shtyhet sine die; opinioni tjetër kërkonte që vizita të bëhej dhe të mos shtyhej. I këtij qëndrimi ishte vetë Rama, i obsesuar dhe me nerva te lodhura nga pesë shtyrje të mëparshme të vizitës së tij. Me sa duket kjo shtyrje, e gjashta me radhë, atij i dukej fundi i botës; të tretët mendonin se vizita duhet shtyrë ndër ta dhe vet mikpritësi Vuçiç, i cili shfrytëzoi zhvillimet e 14 tetorit dhe në përgjigje të deklaratave të Ramës se ai do bënte vizitën në datën e caktuar u shpreh në mënyrë fyese se nuk kishte vendosur nëse do ta priste apo jo Ramën më 22 tetor dhe se këtë vendim do ta merrte gjatë fundjavës. Në gjuhë diplomatike, kjo do të thoshte “mos hajde se nuk ta kam ngenë”.

Me ambiguitetin e tij, Vuçiç i thoshte Rames “nuk do të pres” ose “për të të pritur duhet të më thonë partnerët”. Dhe vizita nuk u bë në datën e caktuar dhe që donte Rama, por u shty, natyrisht siç vendosi Vuçiç, i cili në këtë rast, fitoi dhe vlerën e koncesionit që bëri ndaj të mëdhenjve që i kërkuan që vizita të bëhej. Por kësaj radhe, vizita e caktuar me datë 10 nëntor është vizitë e ndërmjetësuar dhe si rregull nuk e ka bishtin mbrapa, pra është pa shtyrjen tjetër të radhës. Këto ditë kam dëgjuar shpesh vlerësime për Ramën europian dhe për Vuçiçin alien, për Europën, sheshelian, mlladicist, etj. Të gjitha këto për Vuçiç janë të vërteta, madje ka dhe shumë më tepër por ky është arsyetim superficial. Per BE dhe SHBA, Vuçiç është njëriu i fortë, “strong man” i Serbisë, që i tha kombit të vet se midis Kosovës dhe Europës do zgjedhim Europën, që firmosi marrëveshjet historike të Serbisë me Kosovën në Bruksel, që vizitoi Mitrovicën e Veriut me një mesazh të qartë.

Ata që i injorojnë këto gabojnë, kurse Rama është europian me europeizëm sa vetë Bay Ganyo Balkanski, personazhi i njohur Elin Pelin. Në të gjithë këtë polemikë, të bie në sy se, për vizitën, të gjitha palët flasin të vërshuar në shkallë të ndryshme nga ndjenjat e krijuara nga ndeshja. Kjo mendoj se është e kuptueshme pasi ndeshja dhe vizita lidhen aq shumë njëra me tjetrën sa vet Kostandini dhe Dhoqina, e në këtë jetë nuk ka njeri t’i zgjidhë. Mirëpo diplomacia nuk ka nevojë për emocione as dhe pasione, sepse këto nuk të ndihmojnë. Gjykuar me gjakftohtësi del e qartë se, në vënd të një përmirësimi të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe dy kombeve tona, paraqitja dhe loja dinjitoze e ekipit tonë solli në stadiumin e Beogradit, dhe jo vetëm aty por edhe tek autoritetet më të larta të Serbisë, edhe në rrugët dhe qytetet e saj, një eksplozion të ri të racizmit të egër serb ndaj shqiptarëve, të paparë në këtë shkallë, që nga koha e bombardimeve të NATO-s deri sot.

E them se polemistët flasin dhe shkruajnë të ndikuar nga ndeshja pasi, me qëllim ose pa qëllim, në opinionet dhe analizat e tyre, të gjithë pa përjashtim, injorojnë, ndonëse i dinë mirë, dy aspekte tragjikomike të kësaj vizite. Së pari, obsesionin e pakurueshëm të Ramës dhe sevdanë e tij për këtë vizitë. Së dyti, shtyrjen, abortimin e saj në harkun kohor 13 mujor nga Beogradi, jo një apo dy herë, por sipas të dhënave zyrtare 5 herë, në fakt 6 herë, rekord ky i paprecedent në historinë e vizitave të nivelit më të lartë bilateral në botë. Këto shtyrje të njëpasnjëshme, e bëjnë vizitën e Ramës një vizitë që dështoi 6 herë pa filluar, apo si një vizitë që të ka mbetur në dorë.  Për ata të cilët mund të kenë harruar historikun e shtyrjeve të kësaj vizite po rendis këtu, më poshtë, të gjitha shtyrjet e saj, nga shtatori i vitit 2013 gjer sot, që të gjitha, përveç njërës, sipas burimeve zyrtare të Tiranës dhe Beogradit.

Shtyrja e parë: Rama i këshilluar nga neo-jugosllavët se mund të bëhej lideri, në mos i Ballkanit, i mini-Jugosllavisë kërkoi, në shtator të vitit 2013, që pa u nisur për në New York, në sesionin e OKB-së, të bëjë në katër ditë, katër vizita blic, në katër kryeqytetet e rajonit, konkretisht: Prishtinë, Beograd, Podgoricë, Shkup. Ai donte të paraqitej në OKB, në mos si lider, së paku si promotor i integrimit rajonal. Mirëpo kërkesën e tij për vizitë blic e pranoi vetëm Prishtina, ku shkoi dhe bëri dhe skandalin e tij të njohur, ndërsa tre kryeqytetet e tjera iu përgjigjën me një “No, thanks”, të njerëzishme por të ftohtë, kërkesës “jeshile” të Ramës.

Shtyrja e dytë: Në New York Rama kërkoi dhe ra dakord me palën serbe për të vizituar gjatë vjeshtës Beogradin. Me t’u kthyer në Tiranë, ai angazhoi për vizitën e tij, jo Ministrinë e Jashtme as dhe ambasadën tonë në Beograd (pasi nuk iu besonte), por dërgoi atje për përgatitjen e vizitës Erjon Veliajn, fiksoi dhe datën e vizitës, u nis për të shkuar në Beograd nga Podgorica, por në një akt fyes dhe të papërgjegjshëm, Beogradi i anulloi vizitën dhe u detyrua të kthehet mbrapsht.Beogradi përdori si pretekst absurd zhvillimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, ndonëse ata, kur caktuan datën e vizitës, sigurisht e dinin mirë datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Shtyrja e tretë: Mediat e kontrolluara nga Rama, njoftuan se vizita do bëhet në dhjetor, mirëpo të dhëna zyrtare për këtë nuk ka. Por, ajo që dihet është njoftimi zyrtar i Ministrit të Jashtëm serb, në Janar 2014, se vizita e Ramës do të bëhet në 10 ditëshin e parë të shkurtit dhe se kjo është një vizitë historike që bëhet 68 vjet pas vizitës së Enver Hoxhës.Theksoj këtu se, vendosja e vizitës së Ramës me të njëjtin plan me atë të Hitlerit shqiptar të Pasluftës, ishte e qëllimshme. Përsëri vizita e parlajmëruar zyrtarisht e Ramës në Beograd për javën e parë të shkurtit, nuk u bë. Shtyrja e tretë, sipas varjantit zyrtar, u bë sepse në mars Serbia do zhvillonte zgjedhjet e përgjithëshme. Autoritetet e Beogradit njoftuan se vizita do bëhet gjysmën e dytë të marsit, pas zgjedhjeve.

Shtyrja e katërt: Përsëri vizita e parashikuar për gjysmën e dytë të marsit nuk u bë. Serbia ndryshoi kryeministër dhe Vuçiç, disa kohë pas formimit të qeverisë njoftoi se do ta priste Ramën në kohën e mundëshme për të.  Kjo e zemëroi Ramën, që tashmë vuante obsesionin, fiksimin e kësaj vizite dhe këto e bënë atë që të humbasë logjikën e të mos reagojë, të mos ndjehej, qoftë me një telegram ngushëllimi apo xhest solidariteti ndaj përmbytjeve, thuaj apokaliptike, që Serbia pësoi në muajin maj. Autoritetet serbe reaguan haptas ndaj qëndrimit të panjërzishëm të Ramës dhe ky i fundit, vetëm tani në prag të vizitës apo 4 muaj pas përmbytjeve, vendosi të bëjë një donacion 100 mijë euro.

Shtyrja e pestë: Dhjetëditëshin e tretë të gushtit, sipas këshilltarëve dhe gazetave më të afërta me Ramën në Shqipëri dhe me Vuçiç në Beograd, në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë kishte mbërritur ftesa e kryeministrit të Serbisë për vizitë zyrtare në Beograd në shtator. Përsëri vizita nuk u bënë shtator, por u shty për në 22 tetor.

Shtyrja e gjashtë: Edhe më 22 tetor, me gjithë deklaratat e Ramës se “unë do të shkojë”, pala pritëse i tha Jo, ndaj dhe vizita është shtyrë për në nëntor. Nuk kam lexuar as dhe dëgjuar kurrë që një kryetari qeverie t’i shtyhet vizita nga një vend gjashtë herë në një vit. Kështu që, kurdo që të shkojë Rama në kryeqytetin e Serbise, ai shkon me një rekord qesharak, si një njëri që i kanë anuluar gjashtë herë vizitën apo, siç themi ne në gjuhën popullore, shkon si “këlysh i rrahur” ose le ta zbusim pak, “kërcen Rama nga sevdaja”, pasi këtë fjalë ai e ka shumë për zemër. Më sipër theksova se një problem tjetër madhor që është injoruar në tërë këtë debat është obsesioni i Ramës për vizitën e tij në Beograd si dhe sevdaja e tij e madhe për këtë vizitë, të raportuara aty me hollësi që në krye të radhës nga bashkëpunëtorët më të afërt të Ramës.

Pala serbe, bazuar në këtë fakt, e bindur se Rama tashmë ishte tmerrësisht i obsesuar dhe kompleksuar për këtë vizitë, më duhet të them kësaj here me keqardhje se luajti me këtë vizitë me Ramën, ashtu sikundër loz macja me miun. Ajo, me qëndrimet e saj cinike, duke shfrytëzuar këto dobësi, bëri që para Ramës në Beograd me 10 nëntor të shkoj obsesioni i tij, por ama dhe vet Rama në këtë ditë të përfaqësojë më së shumti këtë obsesion! Marrëdhëniet nuk ndërtohen në këtë mënyrë! Kombet, shtetet kane memorien e tyre. Po, cilat janë shkaqet e shtyrjes shumë herë të vizitës së Ramës në Beograd?  Djallëzisht, Beogradi, lidhi vizitën e Ramës me atë të Enver Hoxhës. Këtë ata e bënë jo vetëm se Hoxha është ati shpirtëror i Ramës dhe lidhjeve te ngushta te Kristaq Rames me diktatorin, por se në të vërtetë, Hoxha u prit në Beograd vetëm pasi ra dakord plotësisht me projektin e Titos të shndërrimit apo dorëzimit të Shqipërisë si Republikë e 7-të Jugosllave.

Pra, Hoxha në Beograd, shkoi thjesht si vasal. Kurse për Ramën, ajo që dihet është se nga Beogradi iu kërkua të diskutohet për Kosovën, gjë që ne e kishim refuzuar në mënyrë kategorike. Kosova është vend i pavarur, ka organet e veta përfaqësuese. Ndërkohë, Qeveria dhe autoritetet e Kosovës, janë takuar dhe kanë zhvilluar bisedime e kanë firmosur, me ndërmjetësim të Brukselit, marrëveshje historike me Beogradin. Gjithashtu, Ramës iu kërkua të pranojë nismën Fule apo WB6, që në fakt synon të krijojë mini-Jugosllavinë me kryeqytet Beogradin, dhe Rama e ka pranuar edhe këtë. Ne e kishim refuzuar këtë nismë si një nismë që synon te rikthejë te institucionalizuar epërsinë serbe në rajon. Një arsye tjetër, i 6 shtyrjeve të vizitës se Rames në Beograd, qëndron në faktin se vizita bëhet pasi serbët, pas një shekulli, kanë humbur luftën me shqiptarët dhe ata tani, me kompleksin e humbësit por duke shfrytëzuar dobësitë e Ramës, i lejojnë vetes të përdorin paraprakisht truke diplomatike dhe teknika të vjetra të kohës së Luftës së Ftohtë për t’a përpunuar, lodhur mendërisht dhe dërmuar psikologjikisht vizitorin e tyre obsesiv para se ai te arrijë në vendin e tyre. Per t’a kompleksuar dhe përulur më shumë Ramën, ata formulojnë akuza qesharake kundër tij, dhe pasi bien dakord që vizita të bëhet me 10 nëntor, e gjymtojnë programin duke hequr shkuarjen e tij nga Presheva në Beograd ose anasjelltas, me pretekstin se Rama nuk ka kërkuar të vizitojë Preshevën, luginë në të cilën Serbia dhunon me të gjitha format liritë dhe të drejtat e shqiptarëve.

Shtyrjet e vizitës së Ramës mund të ketë në bazë edhe kundërshtitë në koalicionin qeverisës serb për këtë vizitë. E them këtë se, vite më parë, pas rënies dakord me presidentin Tadiç për vizitën e tij në Tiranë, unë mësova se vizita u kundërshtua nga Ministri i Jashtëm Jeremiç, një person i pasinqertë sa vetë djallëzia, por dhe qendra të tjera të pushtetit dhe, në të vërtetë, për këtë vizitë nuk u kërkua ndonjëherë datë nga pala serbe. Natyrisht një ndikim jo pozitiv në shtyrjen e fundit, duhet të ketë patur dhe vizita e Vladimir Putin në Beograd. Një ndër më kryesorët e Serbisë, i tha një miku tim në një takim ndërkombëtar, si me shaka se “ne, përveç Presidentit të Rusisë dhe Kryeministrit të Shqipërisë, nuk na viziton njeri”!!

Por, pavarësisht nga motivet dhe pseudomotivet e 6 shtyrjeve të vizitës së Ramës në Beograd, çdo gjë dëshmon se serbët jashtë aparencës nuk e donin këtë vizitë, nuk e mirëprisnin. Ata janë treguar hipokritë sepse në vend të ofendimit dhe nëpërkëmbjes së dinjitetit të tjetrit, por jo vetëm të atij, dhe shtyrjes 6 herë te vizitës së fiksuar të Ramës, po të ishin serioz duhet të kërkonin ndjesë dhe të pranonin se, për një kohë të caktuar, nuk janë të përgatitur për të pritur kreun e ekzekutivit shqiptar në Beograd. Natyrisht për këtë proçes shtyrje të pashembullt përgjegjësi ka vetë Rama, por këtë të fundit obsesioni si dhe sevdaja për vizitën e bëjnë të sillet me mosrespekt me veten e tij. Së fundi, dua të shtoj se, në disa aspekte, por në rrethana krejt të tjera, vizita obsesive e Ramës në Beograd, më solli në mëndje vizitën po obsesive të kryeministrit Paniç në Tiranë në vitin ’93, të cilit njëlloj si Ramës, para tij në Tiranë i erdhi obsesioni, me të cilin u detyrova të merrem, dhe për fat të keq, vet Paniç, iku siç erdhi,  ndonese kohrat ndryshojnë si dita me natën por obsesioni mbetet obsesion!

Previous Post

Fitoi Ivani!

Next Post

Guxo shprehu

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Guxo shprehu

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.