• Latest
  • Trending
  • All

Rama mirënjohës me SPAK që nuk arrestoi Ilir Beqen

18/08/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 13 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama mirënjohës me SPAK që nuk arrestoi Ilir Beqen

18/08/2023
in Aktualitet

Faktet tregojnë se Ilir Beqja është i zhytur kokë e këmbë në aferën e koncensionit të sterilizimit, sipas një skeme korrupsioni që nuk e mohon dot më askush. Ishte Ilir Beqja që firmosi hapjen e procedurës për koncensionin 10-vjeçar të serilizimit. Ishte Ilir Beqja që firmosi systemin e pikëzimit, ku shpallet fituese kompania e Ilir Rrapajt, e krijuar dy muaj para se të hynte në garë dhe pa asnjë eksperiencë. Pasi kopsiti letrat, ishte Ilir Beqja që firmosi kontratën, që i jep miqve të tij mbi 100 milion euro.

SPAK e ka të vërtetuar se para dhe pasi firmosi kontratën, Ilir Beqja udhëtoi disa herë jashtë vendit me Ilir Rrjepajn dhe administratorin e “Sani service”, Admir Daca, të cilët ishin përfitues direkt nga koncensioni.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Admir Daca, administrator i shoqërisë koncesionare “Sani Service” që prej datës 01.12.2015 që fitoi koncesionin objekt hetimi dhe shtetasi Ilir Beqaj me detyrë Ministër i Shëndetësisë në atë kohë kanë dalje nga pika kufitare e Rinasit në datën 25.09.2016 në orën 14:15 dhe 14:06. Po ashtu kontaktet dhe udhëtimet jashtë shtetit mes Umbro Staccini dhe Ilir Rrapaj me Ilir Beqaj dhe Klodian Rrjepaj kanë vazhduar edhe pas shpalljes fituese në procedurën e koncesionit, konkretisht kanë hyrje në Shqipëri në pikën e kalimit kufitar Rinas në datën 23.05.2017, përkatësisht në orën 23:32 dhe 23:35 si dhe hyrje në Shqipëri në pikën e kalimit kufitar Morinë me makinë në datën 13.03.2018 në orën 18:09 dhe 18:10”, ka zbuluar SPAK.

Po ashtu prokurorët kanë konstatuar se “shtetasi Ilir Rrapaj dilte jashtë vendit me makinën në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar nga shoferi i zëvendës ministrit të Shëndetësisë. Ky shtetas ka udhëtuar gjithashtu me Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja”.

Praktikisht, Beqja me grupin e biznesmenëve që fitoi sterilizimin e instrumentave mjekësorë kishin krijuar një marrëdhënie të ngushtë. Ndërsa shteti disbursonte milionat e eurove, këta bënin udhëtime të gjithë bashkë jashtë vendit.

E çuditshme është që pasi ka zbuluar këto lidhje të pamohueshme mes ministrit dhe biznesmenëve, prokurori i SPAK, Edvin Kondili ka preferuar të mos e ngacmojë Ilir Beqën. Ndërsa ka firmosur urdhër-arrestet për ish-zv.ministrin Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, prokurori nuk ka guxuar të bëjë të njëjtën gjë për shefin e tyre, Ilir Beqen.

Dokumentat tregojnë se u desh ndërhyrja e gjyqtarit Erion Bani që për Ilir Beqën të nisin hetimet, përndryshe prokurori as nuk do ta merrte në hetim, por do të pushonte çështjen për të. Por, kur pa se në dosje kishte prova të mjaftueshme që implikonin dy ish-ministrat Beqja dhe Cani, gjyqtari e ka kthyer dosjen mbrapsht duke i detyruar prokurorët të nisin hetimet edhe për ta.

Pra dryshe nga rastet e tjera, kur SPAK ka guxuar, duke bërë disa goditje të forta pranë njerëzve me pushtet, kësaj radhe, prokurori Edvin Kondili ka bërë një hap pas.

Rezistenca e Ramës për të mos e lëshuar Beqen

Kur flitet për Ilir Beqen duhet thënë se ky ndryshon nga të gjithë rrethi i ngushtë i bashkëpuntorëve të Ramës. Nëse për të tjerët, Rama mburret se i lëshon menjëherë në gojën e drejtësisë, për Beqen aktet dhe deklaratat e tij tregojnë të kundërtën.

Kur ka kuptuar se ambasadorët kërkonin ndëshkimin e ish ministrit të shëndetësisë, që ka firmosur disa koncensione korruptive, Rama e emëroi Ilir Beqen kryetar të Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik të Koordinimit të Ndihmës. Struktura u krijua enksa për menaxhimin e fondeve të huaja.

Dhe për t’i treguar ambasadorëve se Beqja ishte i paprekshëm, Rama e futi atë në një takim të përbashkët, pa e shënuar në axhendë praninë e tij. Por kur Ilir Beqja nisi të flasë, ambasadorja amerikane u çua në mënyrë demonstrative dhe u largua nga salla.

Nervozizmin se po i rrezikohej miku i tij i vjetër, kryeministri Rama e shfaqi edhe kur Ilir Beqja u thirr në SPAK dhe qëndroi për më shumë se 8 orë në një seancë marrjeje në pyetje.

Thirrjes së tij në prokurori i parapriu një sulm kundër prokurorëve të SPAK nga Edi Rama. Në Kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri u ankua se “sharra e SPAK po ha vetëm nga ne” dhe se si “durimi i socialistëve po soset”. Përgjigjen e mori nga Yuri Kim, sipas së cilës “duhet që drejtuesit politikë në pushtet ose jo, të mos thonë drejtësia futi anën time në burg”.

Të nesërmen Rama u tha gazetarëve “mua nuk më jep leksione askush për ndërhyrje, as shqip, as anglisht, as frengjisht”.

Prokurori Kondili, i preferuari i Ramës për drejtimin e SPAK

Dihet tani se një konflikt i heshtur, por i ethshëm u konsumua mes kryeministrit Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim, për emërimin e kreut të SPAK. I preferuari i ambasadës amerikane ishte Altin Dumani dhe Kim u detyrua të shkojë vetë në mbledhjen e KLP për t’u siguruar se ai do të zgjidhej.

Por kandidatura e eleminuar është ajo e Edvin Kondilit, që ishte prokurori i preferuar nga Edi Rama. është pikërisht prokurori që la jashtë hetimit Ilir Beqën dhe që u detyrua t’i bindet sugjerimit të gjyqtarit Erion Bani për nisjen e hetimit të Beqes.

Siç u pa, Rama nuk kishte asnjë ankesë për mosarrestimin e Ilir Beqajt. Përkundrazi, kryeministri e përgëzoi prokurorin e SPAK për punën e mirë që ka bërë. “Puna e pandërprerë e SPAK-ut dhe GjKKO edhe në gusht meriton respekt e falenderime” u shpreh kryeministri duke kujtuar edhe një herë se SPAK nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e tij.

Miqësia mes Edi Ramës dhe Ilir Beqjas është e hershme. Në rini, të dy kanë luajtur për skuadrën e basketbollit të Dinamos. Beqja ishte prurje ekskluzive e Ramës në Partinë Socialiste, që vazhdoi më pas me zgjedhjen si deputet dhe katapultimin si ministër. Me pak fjalë, të dy njihen prej një jete./Lapsi.al

Previous Post

Në 6 vjet janë dhënë për koncesionet 560 milionë euro; 43% e kësaj shume është nën hetim nga SPAK

Next Post

Profili i New York Times/ Ç’rol luan tani Tony Blair

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Profili i New York Times/ Ç’rol luan tani Tony Blair

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.