Tërheqjen Rama e shoqëroi dhe me ultimatumin ndaj zotit Basha.
“I përsëris Lulzim Bashës, lëre tani Kavajën, hiqe nga mendja se mund ta shtysh me provokime, jo datën, por as afatin fundor të mundësisë për të hyrë në zgjedhje, që është 8 maji dhe fokusohu tek zgjidhja që të është ofruar deri në 7 maj. Zgjedhjet do të bëhen në 18 qershor dhe të hënën më 8 maj, unë nuk jam më në dispozicion për Lulzim Bashën dhe PD-në, nëse deri të dielën, ata nuk bien dot dakord për ofertën, për ndryshimin e menjëhershëm të Kodit Zgjedhor, sipas rekomandimeve të ODIHR-it dhe zhbllokimin e Vetting-ut, natyrisht”, deklaroi Rama me 3 maj 2017.























