Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili për disa momente ka ndaluar edhe në qytetin e Prizrenit, ka fituar një drekë nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
Hoxhaj u ka thënë mediave pas përfundimit të kësaj dreke se ajo është shtruar në emër të Qeverisë, por pa prezencën e Kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçit, pasi ky i fundit është duke qëndruar në Bruksel.
Hoxhaj ka thënë ta kenë zgjedhur Prizrenin, për shkak të veçantisë së tij si qytet.
Për media është deklaruar vetëm Hoxhaj, por jo edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.
Rama, në profilin e tij në Twitter ka shkruar: “Per Shqiperi permes Kosoves me zemren plot, fale mijera shqiptareve qe dolen pergjate rruges per te na pershendetur#Faleminderit perulesisht” (sic.)
E plotësuar: Edi Rama ndalet për drekë në Prizren
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me delegacionin e tij ka arritur në Prizren dhe për momentin është në njërin nga restorantet ku po drekon me ministrin e Jashtëm në detyrë, Enver Hoxhaj, dhe kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja.
Këtë e ka bërë të ditur edhe këshilltari i Hoxhajt, Bashmir Xhemaj, duke postuar një foto të darkës në llogarinë e tij në Facebook.
















