Kryeministri Edi Rama është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave, këtë herë jo për fushatën e 14 majit dhe për sulmet e tij ndaj Opozitës, por për një deklaratë të bërë në mediat italiane, ku shfaqet edhe njëherë tjetër si ‘avokati’ i Serbisë.
Në një intervistë për Porta e Porta, Rama kërkoi që Serbia të qëndrojë më afër me vendet e tjera të Ballkanit, për të qenë më të bashkuar politikisht. I pyetur nëse Shqipëria i tremnbet një zgjerimi të mundshëm në Bashkimin Evropian që përfshin Serbinë, në një kohë kur ky vend shihet shumë pranë Rusisë, Rama e mohoi në mënyrë kategorike.
Madje, kryeministri i Shqipërisë tha se në mënyrë kategorike nuk e mendon një Bashkim Europian që përfshin Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit pa Serbinë.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama lobon për Serbinë. Në një intervistë për AP-në të dhënë më 5 dhjetor të vitit 2022, Rama i bënite thirrje BE-së që ta mbante sa më afër Serbinë.



















