Shkrimi i plotë i Ramës në Facebook:
“55 vite më parë ndërronte jetë publicisti dhe eruditi i madh, Nikolla Lako, nxënës dhe më pas mësues në Mësonjëtoren e Korçës. Qe vetëm 17 vjeç kur nxori në shtyp gazetën “Shqipëria”, më 1897, ndonëse aktiviteti i tij publicistik do të kulmojë me botimin në Paris të revistës cilësore “Opinga” e cila do të kontribuojë në propagandimin e çështjes shqiptare gjatë punimeve të Konferencës së Paqes më 1919-1920.
Ishte drejtor i parë i Bibliotekës së Korçës dhe themelues i Muzeut të Shkencave të Natyrës”, ka shkruar Rama.
























