Pas maratonës së takimeve me deputetë të të gjithë qarqeve për të vendosur emrat që PS po të kandidojë në bashkitë e vendit për zgjedhjet lokale, kryeministri i vendit, Edi Rama në një deklaratë për mediat ka theksuar se për emrat e përveçëm ka pasur konsulta të gjera me të gjithë aleatë dhe se bashkërisht do të vendoset për kandidatët më të mirë.
Pasi firmosi koalicionin parazgjedhor me partinë e çamëve, PDIU Rama i ka bërë një thirrje edhe partisë së Bamir Topit, FRD që të bashkëpunojë me PS dhe aleatët për një frymë të re. Kryeministri ka theksuar se gara për Tiranën është një garë për të ardhmen, pasi sipas tij në 4 vjet Tirana nuk është qeverisur pasi ka pasur për kryebashkiak një kandidat që nuk do të mbahet mend për asgjë.
“Jemi konsultuar për shumë emra. Do të vendosim bashkërisht me aleatët e koalicionit. Kemi hartuar një platformë të madhe dhe besoj se në këtë fazë FRD mund të bëhet aleati ynë. Ftoj FRD të bashkëpunoj me ne për një frymë të re. Më shumë se sa një garë për Tiranën, është një garë për të ardhmen, duke qenë se Tirana ka 4 vjet që nuk qeverisët nga një kandidat bashkie që nuk do të mbahet mend për asgjë”, tha Rama.















