“Ja si vjedh Rama me Belushken e tij”, shkruan Sali Berisha ne fb.
“60 milione leke per palester sportive me hamam dhe sauna ne godinen e Albkontrollit!”.
Sipas ish-kryeministrit “pas vjedhjes dhe shperdorimit te 2.7 miliarde lekeve per rikonstruksionin e nderteses me moderne te vendit, godines se Albkontrollit te inauguruar ne vitin 2012, te Rames dhe Belushkes konfidentes se tij dhe ndrikulles se trafiqeve, tani mesohet se kjo dyshe hajdutesh te pangopur shteti po shpenzojne edhe 60 milione leke per te ndertuar palestren me hamam dhe sauna nen kujdesin direkt te Belushkes por thuhet me dizajnin e Rames!”.
“Ketu me poshte keni dokumentat e tenderit te palestres se ndrikulles Belushka!” – thekson Berisha.
Ja artikulli ne fjale:
“Nga CityNews.al: Skandal/ “Albcontrol” 61 milionë lekë për palestër sportive
Kilet e tepërta dhe nevoja për të patur një trup në formë duket se ka çuar drejtuesit e “Albcontrolit” drejt vendimit për blerjen e disa pajisjeve, të cilat do iu zgjidhin këtë problem.
“Albcontrol” mësohet se ka lidhur një kontratë me vlerë 61 milionë lekë të vjetra për blerjen dhe instalimin e disa pajisjeve palestre. Sipas dokumentave të siguruara nga citynews, rezulton se ky institucion tashmë do të ketë pistë vrapimi, biçikletë, gira, gjyle etj.
“Albcontrol”, që drejtohet nga Belinda Balluku, ish-bashkëshortja e gazetarit Sokol Balla është shoqëria aksionere me 100% kapital shtetëror, institucion që merret me menaxhimin dhe kontrollin e hapësirës ajrore shqiptare.
Procedura e prokurimit publik dhe njoftimi i klasifikimit janë kryer në 3 qershor 2016. Sipas dokumentave zyrtare, mësohet se kontrata është lidhur në datë 17 qershor 2016.
Ndërkohë fondi limit i përcaktuar nga “Albcontrol” është 79 milionë lekë të vjetra, ndërsa është fituar nga subjekti “R&T sh.p.k”, i cili ka paraqitur ofertën me vlerë 61 milionë lekë të vjetra.
Pronari i subjektit fitues rezulton të jetë Renis Tërshana, një nga aksionerët e Bankës Credins.
Ndërkohë ende dihet arsyeja e blerjes së këtyre pajisjeve nga “Albcontrol”. Një informacion lidhur me motivin e shpenzimit të këtyre parave publike mungon në dokumentat e paraqitura në APP.
Nuk dihet arsyeja e vërtetë pse e ka marrë zonja Belinda këtë palestër për t’u stërvitur vetë apo për të stërvitur stafin. Stafi i Albcontrolit, përveç luksit dhe rrogave të majme tani ndoshta ka nevojë për muskuj të fortë. Nga një institucion që kontrollon hapësirën ajrore, tani do kontrollojë ringjet e boksit dhe të mundjes, apo do sfilojnë në ‘bodybuilding’ me kushtet e reja të krijuara me 61 milionë lekë të cilat bëhen rrush e kumbulla nga Albcontrolli i cili është kthyer në institucionin e skandaleve dhe për të përballuar këto të fundit, Drejtoresha i ofron edhe palestër. Ende nuk kemi informacion të plotë nëse do të jetë falas apo me pagesë stërvitja e stafit në palestër.


















