• Latest
  • Trending
  • All

Rama dhe Duka duhej të thërrisnin: “O sa mir me ken Zviceran”

26/06/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Rama dhe Duka duhej të thërrisnin: “O sa mir me ken Zviceran”

26/06/2016
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Fatos Lubonja ka shpërthyer fort, me drejtësi dhe mendim të thellë sipas stilit të tij. Gjithë euforinë e pajustifikuar për suksesin e kombëtares ai e ka quajtur një trushplarje masive. Në epiqëndër të sulmeve të tij janë vënë Edi Rama dhe Armando Duka të cilët sipas Lubonjës duhet tu vijë turp me atë që kanë bërë: “Turp edhe për trushpëlarjen! Por pikërisht pse nuk e njohin ndjenjën e turpit, po e përdorin Kombëtaren si fasadë për të mbuluar dështimin e tyre politik, dështimin e tyre me sportin dhe punët e tyre mafioze me futbollin në Shqipëri” shkruan ai ne panorama.

Sipas Lubonjës abuzimi me krenarinë kombëtare të kujton atë thënien e vjetër që hamë bar dhe parimet nuk i shkelim: “Mirëpo, edhe kur vjen puna te krenaria, seç ka një problem që s’shkon në këtë histori. Duam, s’duam ajo na çon te fushat zvicerane ku janë rritur, edukuar, stërvitur dhe ku luajnë shumica e lojtarëve të Kombëtares sonë. Kush ka pak tru, nuk mund të mos ngrejë pyetjen: Përse po bërtasim me të madhe “Oh sa mirë me ken shqiptar”, kur një logjikë e thjeshtë ta do me thënë: “Oh sa mirë me ken zviceran”. Ç’e ka gjetur Kryeministrin tonë, që është kaq i ekzaltuar? Sikur të punonte me kulturën e Kryeministrit tonë, do të duhej të dilte Kryeministri zviceran dhe Federata Zvicerane të mburrej, sepse me ata fëmijë shqiptarë kanë krijuar dy kombëtare, jo një. Sepse edhe më injoranti e di sot se njeriu nuk është produkt i asaj që dikur quhej racë, por i kulturës, i edukimit, i asaj se me çfarë e ushqen qysh në foshnjëri shoqëria ku jeton”.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Më pas Lubonja bën thirrje që të ndalojë kjo farsë: “E përsëris, tek e fundit, trushpëlarëve edhe u lejohet ky infantilizëm, por kryetrushpëlarësit, kryekarafilit të Kryeministrisë dhe dukëve të Federatës që kanë sajuar sloganin “Oh sa mirë me ken shqiptar” nuk duhet t’ua lejojmë vazhdimin e kësaj farse, sepse nuk janë aty ku janë që të mburren me futbollistët e krijuar në Zvicër e gjetkë, as me gjakun e racën, (se atëherë do të duhej të merrnin një trajner shqiptar, jo italian), por me punën e tyre.

Dhe sa për punën që kanë bërë dhe bëjnë, atyre duhet t’u vijë turp. Po, po, turp! Turp edhe për trushpëlarjen! Por pikërisht pse nuk e njohin ndjenjën e turpit, po e përdorin Kombëtaren si fasadë për të mbuluar dështimin e tyre politik, dështimin e tyre me sportin dhe punët e tyre mafioze me futbollin në Shqipëri”.

Më pas Lubonja rendit edhe mëkatet e atyre që kanë shkatërruar sportin sipas tij: “E para gjë që u duhet kujtuar trushpëlarësve dhe trushpëlarëve të ekzaltuar është se sporti nuk ka lindur dhe nuk praktikohet në botë për të marrë pjesë në ndonjë kampionat dhe për të tundur një flamur apo një kupë me krenari kombëtare, por sepse bën pjesë në edukimin fizik të çdo njeriu, si një e drejtë njerëzore, ashtu siç është edhe arsimimi. Sa më shumë të jetë numri i fëmijëve që e ushtrojnë sportin për këtë qëllim, aq më shumë mundësi ka pastaj që, prej tyre, të dalin edhe sportistë profesionistë që të na emocionojnë me talentin e tyre, që të na japin emocione fitoreje, thuaj po deshe edhe krenari kombëtare.

E pra, Edi Ramës dhe gjithë kastës që e rrethon duhet t’u vijë turp, sepse me politikat e tyre nuk kanë bërë asgjë për të krijuar këtë lloj krenarie. Përkundrazi, e kanë orientuar rininë drejt kufijve. Por le të mbesim te futbolli. Këta bandillë e kanë orientuar rininë shqiptare më shumë sesa nga luajtja futboll, te luajtja bixhoz përpara ekraneve me rezultatet e ndeshjeve; këta të babëzitur nuk kanë lënë një fushë sporti ku të luajnë e stërviten fëmijët gratis, sepse kanë zgjedhur të ngrenë aty pallate fitimprurës për xhepat e tyre; këta njerëz që duan vetëm veten, dashurinë e shqiptarëve për futbollin e kanë tjetërsuar në biznes për të mbushur xhepat e tyre, e për këtë u kanë hequr shqiptarëve edhe atë që vende të tjera, shumë më të pasura, e kanë gratis: mundësinë për ta parë një ngjarje të tillë në Televizionin Publik.

Jo më shumë sesa disa javë më parë, po për këto qëllime mafioze, ata morën vendimin e turpshëm dhe krejtësisht të paligjshëm të prishnin stadiumin “Qemal Stafa”. Kjo është goditja e fundit që i dhanë atij kompleksi sportiv që kishte edhe aneksin, që kishte edhe palestra e që vazhdonte natyrshëm me Parkun. Po pse? Për të ngritur atje qendra biznesi, hotele, restorante, kulla. Duke lënë vetëm një fushë futbolli në mes, pa pistë atletike. Meqë ra fjala: pamë tërë ata stadiume në Francë, a patë ndonjë me kullë? Po kryeqytet pa një pistë atletike, keni parë? A mund të imagjinohet ekzistenca e çdo lloj sporti pa atletikën? Kjo mbretëreshë e sporteve ka vdekur në Shqipëri. Edhe historia e asaj që bart me vete ai stadium po fshihet. Një popull që s’ka të kaluar, nuk ka as të ardhme. Por trushpëlarësve pikërisht kjo u intereson: ekzistenca vetëm e së tashmes, katandisja e njerëzve në kafshë që kanë vetëm emocione primare, as kujtesë, as mendim e arsyetim, sepse kështu i manipulojnë më lehtë. Ja pse u duhet Kombëtarja si trushpëlarje”.

Tags: edi rama
Previous Post

Rama dhe Duka duhej të thërrisnin: “O sa mir me ken Zviceran”

Next Post

Pezullohet nga detyra shefi i anti-drogës së Korçës

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Pezullohet nga detyra shefi i anti-drogës së Korçës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.