• Latest
  • Trending
  • All

Rama: Deklarata ime për bashkimin e Kosovës, u nxor jashtë kontekstit

22/04/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Rama: Deklarata ime për bashkimin e Kosovës, u nxor jashtë kontekstit

22/04/2015
in Lajme

Intervista për “Al Jazeera”

“Europa të ndalojë strategjitë nacionaliste”

Kryeministri Edi Rama në një intervistë dhënë për televizionin “Al Jazeera Balkans” shprehet se idetë e tij për mënyrën e bashkimit me Kosovën kanë dalë nga konteksti. Sa i përket marrëdhënieve me Serbinë, për Ramën asnjëherë nuk kanë qenë më të mira seç janë aktualisht.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Për çfarë keni rënë dakord në takimet e zhvilluara të Brukselit dhe çfarë shpresoni të bini dakord në projekte infrastrukturore që Shqipëria ka ndërmend?

Ishte një takim shumë i rëndësishëm, pasi na çoi një hap përpara në procesin e Berlinit. Kështu që, sot, ne mund të themi se kemi pothuajse dizajnuar dhe aprovuar bazat e këtij rrjeti infrastrukturor, që do t’u lejojë vendeve tona bashkë edhe me Bashkimin Europian, të investojnë në ndërlidhje. Kjo është një arritje, pasi është diçka e cila as mund të imagjinohej disa vite më parë.

A mund të na flisni për projektet më konkrete infrastrukturore që ka Shqipëria?

Po, sigurisht ne jemi pjesë. E bukura e këtij procesi është që nuk ka asnjë pjesë të infrastrukturës që është për një vend të vetëm, por ka të bëjë me ndërlidhjen mes vendeve, që do duhet të punojnë së bashku dhe do të ndërtojnë së bashku këtë rrjet të përbashkët infrastrukturor për të ardhmen.

Siç vumë re, Shqipëria insiston për një datë konkrete të hapjes së negociatave për anëtarësim, me Bashkimin Europian. Sa nga reformat që Brukseli kërkon prej jush i keni realizuar?

Ne nuk insistojmë, por ne besojmë fort se jemi gati për hapjen e tyre. Nga ana tjetër, ne jemi shumë të vetëdijshëm se Europa është në një moment tepër të veçantë, pavarësisht se çfarë themi ne dhe çfarë thonë ata nuk kemi të bëjmë thjesht me një vendim teknik, por më shumë me një vendim politik, që lidhet me egon e shumë shteteve, interesa personale apo këndvështrime egocentrike. Gjëja e rëndësishme është se ne jemi gati për çeljen e këtyre negociatave.

Javët dhe ditët e fundit deklaratat tuaja lidhur me Kosovën dhe Shqipërinë kanë tërhequr vëmendjen duke shkaktuar edhe kritika. A do të thotë kjo se Ju jeni keqinterpretuar ose çfarë Ju keni dashur të thoni konkretisht kur keni folur për këtë çështje?

Unë mendoj se idetë e mia në lidhje me këtë janë nxjerrë nga konteksti, edhe pse unë jam shprehur qartë dhe në mënyrë të hapur dhe të sinqertë, që do të thotë se për ne shqiptarët është një moment fantastik i historisë tonë. Nuk kemi qenë kurrë më mirë se sot jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe më gjerë. Procesin e integrimit duhet ta kuptojmë si një instrument unik për të modernizuar realitetet tona dhe në të njëjtën kohë për të na bashkuar me njëri-tjetrin, në familjen e madhe të bashkuar europiane. Njëkohësisht, unë kam thënë, dhe pse mos ta përsëris prapë, se kjo është mënyra jonë se si ne e shohim këtë situatë, por që varet edhe nga Europa se si ajo e shikon dhe se si e kupton dhe sa ajo ka nevojë për Ballkanin, ashtu sikurse Ballkani ka pasur gjithmonë nevojë për Europën, por edhe mënyra se si Europa do të arrijë të ndalojë që strategjitë nacionaliste të prevalojnë mbi ëndrrën tonë të sinqertë dhe të ligjshme për të qenë pjesë e një familjeje të madhe, në mënyrë që kjo ëndërr të mos orientohet nga fryma nacionaliste. Në fakt, kemi të bëjmë me një konflikt mes së vjetrës dhe së resë, dhe beteja nuk ka mbaruar. Ne jemi në anën e së resë, por asnjëherë nuk duhen nënvlerësuar qëndrimet e vjetra, mendimet e së kaluarës, sepse Ballkani ka vërtetuar gjithmonë që është vendi ku e vjetra rikthehet.

Beogradi zyrtar ishte ai që reagoi më shumë në lidhje me deklaratat tuaja. Si i vlerësoni marrëdhëniet Shqipëri-Serbi?

Mendoj se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk kanë qenë kurrë më të mira. Sot pata një takim shumë të mirë me z. Vuçiç. Ne bashkëpunojmë ngushtësisht për të pasur mirëkuptim dhe për të planifikuar sa më mirë punën, në mënyrë që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë të jenë model për rajonin, duke u bazuar në modelin e ndjekur nga Franca dhe Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore. Ndaj, atë që bënë për Europën që kemi sot këto dy vende të fuqishme, pas një historie shumë të gjatë dhe të përgjakshme, ne mund ta bëjmë për Ballkanin që duam të kemi.

Previous Post

NJË PROFIL “I PAAUTORIZUAR” PËR NANO – BLUSHIN

Next Post

Nga 250 kompani ndërkombëtare, shqiptari doli më i miri

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Nga 250 kompani ndërkombëtare, shqiptari doli më i miri

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.