18 % të shumës totale janë dhënë për Vlorën, 9 % për Korçën, 11 % për Fierin , 12 % për Tiranën, 10 % për Durrësin dhe vetëm 6 % për Elbasanin
Shkodra është qyteti më “i diskriminuar” përsa i përket shpërndarjes së parave të qeverisë shqiptare, nëpërmjet Fondit të Zhvillimit të Rajoneve.
Siç shihet në grafik, kryeqendra e Veriut ka marrë vetëm 1 % të këtyre fondeve. Pjesën më të madhe për vitet 2014 – 2015 e ka marrë qyteti i Vlorës, ku kryeministri Rama ka kryesuar listën e deputetëve dhe ku Koço Kokëdhima është koordinator.
18 % të shumës totale janë dhënë për Vlorën, 9 % për Korçën, 11 % për Fierin , 12 % për Tiranën, 10 % për Durrësin dhe vetëm 6 % për Elbasanin.
Të diskriminuar duken edhe dy qytetet e tjerë të veriut, Dibra me 2 % dhe Kukësi me 1 %. Më shumë se Shkodra ka marrë edhe Lezha me 3 %, Berati me 4 dhe Gjirokastra me 5 %. /Lapsi.al
















