Lidhur me deklaratat e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës për punimet që po bëhen në sheshin “Nënë Tereza” me rastin e vizitës së Papa Françeskut, kryeministri Rama ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook.
Rama ka shkruar se Bashkia duhet të lyejë shtyllat dhe jo të krenohet me punët e të tjerëve. “T’ia thotë dikush Bashkisë të lyejë shtyllat e bulevardit se boll u krenuan me punët e të tjerëve për vizitën e madhe”, shkruan Rama.
Një ditë më parë gjatë inspektimit të punimeve në sheshin “Nënë Tereza” kryetari i Bashkisë Lulzim Basha theksoi se institucioni që ai drejton po bën punët që të tjetër nuk i kanë bërë.















