Sipërmarrja italiane vijon të ketë interes për të investuar në vendin tonë. Një fakt të tillë e ka bërë të ditur vetë shefi i qeverisë i cili ndodhet për një vizitë në Veneto, i shoqëruar edhe nga ambasadori italian në Tiranë Massimo Gaiani.
“Ne nisje te bashkebisedimit me rreth 200 sipermarres te rajonit te Venetos per Shqiperine potencialet dhe avantazhet. Me shume se 2 ore pyetje-pergjigje perballe nje audience sipermarresish shume te interesuar per Shqiperine qe ndryshon” shkruan Rama në fb.
Më herët kryeministri Rama postoi një foto nga pritja që i është rezervuar në aeroportin e Venecias.
“Pritja në aeroportin e Venecias në fillimin e një dite të gjatë kontaktesh me sipermarrjen e rajonit të Venetos”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij.















