Vuçiç: Kosovarët do të rendin pas nesh për dialog
Ne nje kohe qe minatoret e minieres se Trepces jane ngujuar ne thellesite e galerive duke kercenuar se nuk do te dalin qe aty pa ditur fatin e minieres, kjo ceshtje eshte kthyer dhe ne kryefjale te politikes ne Kosove e Serbi.
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se kryeministri serb Aleksandër Vuçiç krizën ekonomike në vendin e tij po tenton ta mbartë edhe në Kosovë. Por me pas Mustafa e ka drejtuar gishtin ndaj vete strukturave kosovare. Në një postim ne rrjetet sociale, te cilit i referohen sot mediat ne kosove, shkruan; Vendimin, i cili krijoi kushte që Trepça të ballafaqohet me falimentim nga data 2 shkurt, nuk e solli Serbia, por Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovë, vendorët dhe ndërkombëtarët.
Por Kuvendi i Republikës së Kosovës, me ndryshimin e ligjit për organizimin e ndërmarrjeve evitoi, sipas Mustafes, mundësinë e falimentimit. Nga ana tjeter Serbia ka deklaruar se është për negociata për pasurinë në Kosovë.
Sipas mediave kosovare, mesohet se Kryeministrit serb Aleksander Vucic ka deklaruar se përkundër deklaratave të liderëve kryesorë në Prishtinë, ai druan se ata do të vrapojnë në Bruksel per te negociuar me te.
Kryeministri serb për B92 ka thënë se ai nuk mund të kërcënojë si Hashim Thaçi.
“Do të shohim si do të jetë në të ardhmen. Ne nuk kemi dashur ta hapim çështjen e pasurisë në Bruksel, por ata kanë dashur që para Brukselit të zgjidhin edhe Trepçën edhe Brezovicën. Ata ndoshta janë liderë qiellorë, porse ata do vrapojnë për dialog në Bruksel”, citohet te kete deklaruar Vuçiç.
Bashkimi Evropian i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë, që të qetësojnë situatën dhe të gjejnë një zgjidhje pasi për Trepçën ka disa opsione zgjidhje. Deklarata është bërë nga zëdhënësja e Bashkimit Europian e ngarkuar me çështje të Ballkanit Perëndimor Maja Koçijançiç. Sipas saj do të ishte mirë që t’i jepej kohë adresimit të kësaj çështje në Parlamentin e Kosovës.
“Ekzistojnë disa opsione që të shmanget likuidimi i Trepçës. Do të ishte mirë që t’i jepet kohë adresimit të kësaj çështjeje konform ligjit të miratuar dje në Parlamentin e Kosovës”, ka deklaruar Maja Koçijançiç.
700 minatorë të minierës së Trepçes vazhdojnë grevën në pritje të një përgjigje për fatin e ndërmarrjes
Me shume se 700 minatore te minieres se Trepçes jane ne diten e dyte te greves, ne pritje te nje pergjigje nga insititucionet kosovare per fatin e ndermarjes. Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk do të ketë zgjidhje për gjigantin metalurgjik, ata do te nisen drejt Prishtinës qe te protestojne. Drejtoreshe e shëndetësisë në Mitrovicë, e cila vizitoi minatorët, tha para gazetarëve se gjendja shëndetësore e tyre është relativisht e mire.
















