“Unë kam një besim të fortë kandidati jonë do të jetë i suksesshëm. Përçarja e PDK-së, në Drenas dhe njeriu qe e ka caktuar Nisma do të jetë fitues në ato zgjedhje”, ka thënë Begaj. Ai ka thënë se koncepti i partive të mëdha po rrëzohet dhe mentaliteti i njerëzve ka ndryshuar.
Tani, sipas tij, votuesit nuk po votojnë për partinë, por për kandidatin i cili ka qenë i afërt me banorët e asaj zone dhe punon në interes të qytetarëve. E sa i përket qeverisjes se tij tre vjeçare në Malisheve, Begaj thotë se ai ka përmbushur të gjitha premtimet para qytetarëve dhe për këtë janë në dijeni qytetarët e kësaj komune.
Në këtë intervistë ai ka folur edhe për vërshimet e fundit në këtë komunë dhe akuzat e PDK-së se komuna nuk e ka menaxhire mirë proces. Poashtu ai ka treguar, nëse do të kandidoj sërish për kryetar të komunës.
https://www.youtube.com/watch?v=OkNhomTSKYQ?feature=oembed&w=640&h=360






















